LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit: Kryetari i ri i Kuvendit të distancohet nga Deklarata e shqiptarëve (Video)

Protestuesit: Kryetari i ri i Kuvendit të distancohet nga Deklarata e shqiptarëve (Video)

Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” të cilët tanimë për 20 ditë me radhë po protestojnë kundër gjuhës shqipe dhe Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare, sot kërkuan që kryetar i ri i Kuvendit të Maqedonisë të mos jetë ndonjë deputetë që nuk është distancuar nga Deklarata shqiptare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Drejtuesit e protestave antishqiptare sot nga Ohrit kanë përsëritur qëndrimin e tyre kundër dygjuhësisë dhe kanë kërkuar hartimin e një platforme maqedonase.


“Kërkojmë nga të gjitha partitë politike që të distancohen nga platforma e Tiranës. Poashtu kërkojmë që të mos zgjidhet kryetar i Parlamentit që nuk është distancuar nga platforma e Tiranës. Kërkojmë të hartohet një platformë maqedonase këtu në Maqedoni. Ne jemi kundër dygjuhësisë dhe shtetit binacional, kurse jemi për një Maqedoni multietnike dhe të përbashkët “, tha Bogdan Ilievski, protestues.

Demonstruesit sot kishin zgjedhur që të protestojnë në disa barka në Liqenin e Ohërit./Telegrafi/