LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit e opozitës përplasen me policinë në Venezuelë

Protestuesit e opozitës përplasen me policinë në Venezuelë
Protestat në Venezuelë | Foto: Edilzon Gamez/Getty Images/Guliver

Protestues kundër qeverisë u përleshën të shtunën me forcat e sigurisë në kryeqytetin venezueljan të Karakasit. Ata shprehën hapur irritimin rreth ndërprerjes së energjisë elektrike në pjesën më të madhe të vendit si dhe mbi situatën e paqëndrueshme ekonomike e politike.

Mbështetësit e udhëheqësit të opozitës Juan Guaido, hodhën thirrje të tilla si “vrasës” në drejtim të forcave të sigurisë. Këta të fundit u tërhoqën më pas nga zona ku po mbahej protesta.

Ndërkohë Partia Socialiste e presidentit Nicolas Maduro, bëri thirrje për një demonstratë rivale, për të protestuar ndaj asaj që e cilëson, qasje imperialiste e Shteteve të Bashkuara ndaj Venezuelës. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj qeverisë venezueljane në një përpjekje për t’i ndërprerë asaj burimet e financimit.


Pjesa më e madhe e vendit vazhdon të jetë pa energji elektrike. Ndërprerja që nisi të enjten konsiderohet më e gjata e kohëve të fundit dhe shkaku i saj mbetet ende i panjohur. Ndërprerja e ka përkeqësuar krizën politike dhe ekonomike të Venezuelës, duke rrezikuar pacientët në spitale dhe duke çuar në mbylljen e shkollave dhe bizneseve.

Në Karakas pati një rifillim të ngadaltë të shërbimeve sikurse në shtete si Miranda dhe Vargas-i, ku ndodhet aeroporti ndërkombëtar i vendit dhe një nga portet kryesore. Energjia vazhdon të jetë e ndërprerë në shtetet perëndimore të Tachira-s dhe Zulia-s ndërsa situata e furnizimit me energji eletrike në shtetet e tjera perëndimore mbetet e paqëndrueshme.

Udhëheqësi i opozitës Juan Guaido fajësoi për situatën korrupsionin dhe keqmenaxhimin nga ana e qeverisë, ndërsa Partia Socialiste në pushtet pretendon se kjo është pjesë e një komploti të sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara për të detyruar Nicolas Maduron të largohet nga pushteti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve

Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori