Protestuesit e armatosur kanë hyrë në parlamentin e shtetit të Miçigan, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj bllokimit që erdhën si pasojë e COVID-19.

Qindra demonstrues, disa prej tyre të armatosur, u mblodhën në Lansing dhe shumë prej tyre nuk mbanin maska ​​apo distancën që është një kusht për tu mbrojtur nga coronavirusi, shkruan BBC.


27856086 8275171 Armed men are seen inside the Michigan State Capitol after they  a 110 1588283688547

Policia kontrolloi temperaturat e tyre para se disa të lejoheshin në futeshin brenda, ku ligjvënësit po debatonin.

Miçigan është goditur rëndë nga coronavirusi, me 3.788 vdekje, transmeton Telegrafi.

27860720 8275171 A militia group with no political affiliation stands in front of a 115 1588283688687

112053965 gettyimages 1211398264

Më shumë se 41,000 infeksione janë regjistruar në të gjithë shtetin.

Ligjvënësit u detyruan të vishnin jelekë anti plumb pasi protestues të armatosur u futën në parlamentin e shtetit Miçigan, në Lansing, pak minuta para se dhoma e përfaqësuesve të hidhte poshtë kërkesën e Guvernatores, Gretchen Whitmer, për të zgjatur gjendjen e emergjencës.

112053968 gettyimages 1211395480

Protestuesit jashtë ndërtesës dëgjoheshin duke brohoritur: "Le të hyjmë brenda!", "Kjo është shtëpia e njerëzve, ju nuk mund të na bllokoni".

"Virusi është këtu", tha demonstruesi Joni George, për Associated Press.

"Tani është koha t'i lejojmë njerëzit të kthehen në punë. Kjo është gjithçka që duam", shtoi ai. /Telegrafi/

world us canada 52496514