LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë studentët e universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, kërkojnë cilësi dhe depolitizim të universitetit (Foto)

Protestojnë studentët e universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, kërkojnë cilësi dhe depolitizim të universitetit (Foto)

Studentë të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, kanë protestuar sot pranë Rektoratit me moton #përUniversitetin duke kërkuar cilësi, depolitizimin e institucionit, stop nepotizmit dhe duke kërkuar përgjigje për bursat e mohuara tash e katër vite.

“Ne, nuk do të ndalemi deri në plotësimin e kërkesave tona që shkon në vlerë dhe imazh të Universitetit”, thuhet në njoftim.


Njoftimi i plotë i studentëve:

Sot, me rastin e organizimit të protestës së studentëve pranë Rektoratit të UHZ-së, për të shprehur pakënaqësinë e tyre në mënyrë paqësore për mos-akreditimin e shtatë programeve në Universitetin “Haxhi Zeka” nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) të AKA-së detyroj menaxhmentin dhe strukturat udhëheqëse të këtij institucioni për të ndikuar direkt tek studentët për mos-pjesëmarrje në protestë duke i lansuar në terren zyrtarë të këtij institucioni si: Rektori me Prorektorët, Profesorë, Asistentë, Dekanë të Njësive Akademike, Zyrtarë të administratës, etj. Pos kësaj, organizatorët dhe studentët pjesëmarrës dhe ata që qëndronin brenda objekteve të UHZ-së u ballafaquan me kërcënime me të ndryshme.

Studentët protestuan me moton #përUniversitetin duke kërkuar cilësi, depolitizimin e institucionit, stop nepotizmit dhe duke kërkuar përgjigje për bursat e mohuara tash e katër vite me arsyetimin që kanë shterr gjitha mjetet e brendshme për të nxjerrë bursat dhe mos-akreditimin konsiderojnë që është goditja më e rëndë e bërë ndër vite që nga ekzistimi i këtij Universiteti.

Me këtë, studentët duan të mbrojnë imazhin e këtij Universiteti që çdo ditë po shkon drejtë degradimit dhe nuk janë kundër institucionit në fjalë, mirëpo, kundër keq-menaxhimit të bërë ndër vite.

Ne, nuk do të ndalemi deri në plotësimin e kërkesave tona që shkon në vlerë dhe imazh të Universitetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori