Për më shumë se dhjetë herë, specialistë të stomatologjisë po protestojnë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH).
Kërkesa e tyre e vetme është që të hapet konkursi për punësimin e tyre në institucionet publike shëndetësore.
E siç thonë ata, ka tash e më shumë se shtatë vjet që nuk është hapur ky konkurs, dhe që të njëjtit po diskriminohen e kanë mbetur të papunë.
Për këtë thonë se janë të gatshëm të qëndrojnë në oborrin e ministrisë, ani pse ministri Zemaj nuk ka pranuar të takohet me ta.
Me fillim të protestës, specialistët e papunë u përballen me sigurimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Grupi i Specialistëve të Stomatologjisë ka tentuar të vendosë në rrethojat e ministrisë, mbishkrimin “Diskriminim”, por të njëjtit nuk janë lejuar.
Për këtë përfaqësuesja e këtij grupi, Mirjeta Berisha-Dobraj ka shprehur shqetësimin duke thënë se që nga viti 2017 kanë të vetmen kërkesë, por që asnjë ministër nuk ka shprehur vullnetin që t’iu bëjë zgjidhje.
“Arsyeja e kësaj proteste është sepse ne kemi protestuar sa herë, asnjë ministër nuk ka shprehur vullnetin të bëjë zgjidhjen për sistemimin në sistem publik shëndetësor. Ne jemi specialistë nuk jemi specializantë, kemi mbetur në rrugë me vite të tëra, dhe asnjë konkurs ne nuk përfshihemi. Jemi të diskriminuar në maksimum. Të gjitha profilet tjera kanë mundësi të angazhohen edhe të futen në sistem publik shëndetësor, kurse specialistët e stomatologjisë me vite e kanë përfunduar edhe specializimin dhe janë specialistë të vërtetë. Nuk ka asnjë vend për neve”, tha ajo.
Veç tjerash, ajo theksoi se ka shumë specialistë të papunë aktualisht, por që për shkak të pandemisë, janë kufizuar në numër të protestuesve.
Ajo ka theksuar se që nga fillimi i mandatit të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë kërkuar takim me të, por që i njëjti nuk i është përgjigjur kërkesave të tyre.
Berisha-Dobraj tha se ka mbi shtatë vjet që nuk është hapur konkursi për specialistët e stomatologjisë.
“Ministri nuk qenka këtu, ne do ta presim këtu nëse është nevoja edhe me ditë edhe me orë të tëra këtu para ministrisë. Është vendi i vetëm ku ne mund të drejtohemi, kjo është shtëpia e jonë… Do të vazhdojmë në këtë formë, do të vazhdojmë edhe në format tjera, mirëpo kjo është e tepërt. Është fundi i fundit”, është shprehur ajo.
Tash e pesë vjet Afërditë Canolli është specialiste e stomatologjisë, mirëpo e njëjta ende nuk është punësuar në institucionet publike shëndetësore. Ajo tha se ky ka qenë edhe një ndër premtimet e çdo ministri në Kosovë, por që njëjtë nuk ka ndodhur.
“Që sa e sa herë protestojmë bashkë me kolegët e mi, deri tash asnjëherë nuk na është bërë zgjidhje, dhe asnjë të vetmit. Vetëm një herë është hapur një konkurs, ndoshta edhe dy herë mirëpo ka qenë numër shumë i vogël i atyre specialistëve të cilët janë pranuar. Por për specialistët e mjekësisë së përgjithshme thuajse të gjithë janë të sistemuar. Edhe gjithmonë proklamohet jo vetëm në mandat të këtij ministri, por edhe të ministrave tjerë që asnjë specialistë nuk do të jetë i papunë”, ka deklaruar ajo.
Grupi i Specialistëve të Stomatologjisë tash e sa kohë po protestojnë për mos punësimin e tyre në institucionet publike shëndetësore, gjegjësisht Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Poliklinikat Shëndetësore. /KP/Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Qeveria miraton plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për tatim në pronë të paluajtshme, përfshihet edhe falja tatimore për vitin 2023

Kurti viziton familjen Kumnova: Jemi të përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me dhunë

Limaj akuzon Kurtin: Me marrëveshjen e dëmshme, Serbia bëhet hisedare në Kosovë

Pasi e quan kriminel lufte presidentin serb, Sanduloviq: Vuçiq mund të shkojë në Kosovë kur ta pranojë masakrën e Reçakut dhe të kërkojë falje

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, nëna i kërkon ndihmë djalit, burri e vret me thikë

“Marshi për Drejtësi”, Walker: Do të doja të dielën të marshoja me ju, kriminelët e luftës janë në Serbi

Rrahje masive në Prishtinë, tre persona dërgohen në QKUK

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Arrestohet shoferi i BMW-së që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Fotografi në vende të njëjta në periudhë të njëjtë kohore – rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Lista me trajnerët më të paguar në botë, fituesi i shumëfishtë i Ligës së Kampionëve është i shtati

Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar

Motra e Luizit zbulon se ka folur me Kiarën pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania?