Ish-punëtorët e ish-fabrikës “Llamkos” në Vushtrri, kanë protestuar para Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) në Prishtinë, për shkak siç thonë borxhit të pashlyer ndaj tyre.
Ish-punëtorët për të cilën po kërkojnë të kompensohen 13 pagat e papaguara në periudhën 2008/2009 janë në shumë të përgjithshme prej mbi 3.5 milionë euro.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve “Llamkos”, Ragip Hasani tha se janë rreth 487 punëtorë të cilët nuk i kanë marrë pagat për të cilat kanë punuar, derisa disa prej tyre nuk jetojnë më e disa janë jashtë Kosovës.
Hasani tha se kanë mbajtur takimin me përfaqësuesit e AKP-së, por të njëjtin nuk i janë përgjigjur në lidhje me mos pagesën e këtyre mjeteve. Ai tha se arsyetimi i AKP-së është se mjetet e ish-punëtorëve janë të bllokuar nga Dhoma Speciale.
“Kërkesat tona të punëtorëve ish-“Llamkos” janë pagimi pagave 31 për qind nga borxhi ka mbet prej 13 pagave të papaguara. Kemi pas 13 paga, na kanë mbet prej vitit 2008 deri 2009 dhe ne kemi fituar, kemi vendimin që AKP-ja na ka dhënë, mirëpo nuk na i kanë paguar AKP-ja, çdo herë kanë neglizhuar se Dhoma e posaçme nuk po lejonin. Kemi qenë në Dhomën e Posaçme, kemi dërguar email-in, konfirmimin e AKP-së se kemi drejt me ndarë mjetet, mirëpo këta nuk po i ndajnë.
Sot ishim dhe u ndamë të pakënaqur me përfaqësuesin e AKP-së, kemi menduar se diçka do të dalë në ndihmë por asgjë, u arsyetuan se kompania Bullgare i ka bllokua mjetet e AKP-së. D.m.th. i ka blloku vetëm për këta punëtorë të fabrikës, jo për rrogat e tyre që i arrin çdo muaj edhe kemi qenë te drejtori përfaqësuesi, Ardian Berisha dhe Ardita Loka dhe u ndamë të pakënaqur me fjalimet e tyre, sepse nuk na dhanë asnjë shpresë se duhet me u zhbllokuar në gjykatë xhirollogaria jonë”, u shpreh Hasani.
Ai paralajmëroi se nëse nuk shlyhet borxhi ndaj ish-punëtorëve të “Llamkos” do të nisin një protestë më agresive, pasi që sipas tij, fabrika është mbyllur me fajin e AKP-së.
“Ne i kemi vendimet, por nuk po duan me i paguar, punëtorët janë të lodhur, janë të vjetërsuar, të sëmurë ata të rinjtë kanë ikur, ne jemi mbet këtu me shpresë mos po na i japin ato 31%, qw i bie diku në mesatare 2300 euro për punëtorë edhe pse e kemi pas vendimin qw kemi punuar 25 muaj pa rroga. Vetëm se për 13 janë dhënë vendimet edhe këto nuk na kanë jap 13 paga, na kanë jap vetëm 69 pwr qind dhe 315 nuk po na i japin.
487 punëtorë jemi për një 100 janë vdekur, krejt janë në pension për një 5 ose 10 persona kanë ikur jashtë….02:28 Hapat tonë janë vetëm nëse mundemi me u nisë me një protestë më agresive ndryshe nuk u mbet, erdhëm të qetë edhe punëtorët e vjetër , nuk na lanë derë ndryshe edhe fabrikën faji fabrika që u mbyll është faji AKP-së, 2005 është privatizuar fabrika nga një kompani bullgare”, tha Hasani./KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit