LAJMI I FUNDIT:

Protestë kundër ndërtimit të gazsjellësit në Vodno

Protestë kundër ndërtimit të gazsjellësit në Vodno

Iniciativa qytetare “E dua Vodnon” sot mbajti protestë bë Vodno kundër ndërtimit të gazsjellësit.

Përkrahësit e iniciativës thanë se beteja e Vodnos ende nuk është humbur duke shfaqur një transparent që shkruante “Ne nëpër Vodno” dhe ku u vendosën mesazhe për mbrojtjen e malit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Në opinion flitet se beteja për Vodnon është e humbur, se gazsjellësi e ka patjetër të kalojë nëpër pjesën e këtij mali. Këtu jemi të deklarojmë se beteja ende nuk është humbur dhe të themi se shëndeti i qytetarëve të Shkupit është para betejës për profite, gjegjësisht nga përfitimi i gazsjellësit. Nuk jemi kundër gazifikimit, por kërkojmë që gazsjellësi të kalojë nëpër pjesën veriore të Vodnos”, tha Andrea Jankov nga iniciativa “E dua Vodnon”.

Sipas tij, ky gazsjellës nuk është për në Shkup, por në Tetovë dhe Gostivar, sepse Shkupi tashmë 20 vite ka gaz, por nuk ka rrjet terciar dhe sekondar. Ai sqaroi se rrjet nuk kanë as Tetova dhe Gostivari duke shtuar se derisa projektohet rrjet ka kohë që të gjendet plan i ri urbanistik ku do të kalojë gazi.

Nga Qeveria, më parë thanë se mbesin në planin e punimeve ndërtimore për gazsjellësin që bëhen në pjesën rrugor të malit, por me ndryshimin e planit urbanistik, siç thonë ata, do të zvogëlohet shkatërrimi i gjelbërimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori