LAJMI I FUNDIT:

Protestë globale ndaj dhunës kundër myslimanëve në Birmani (Video)

Protestë globale ndaj dhunës kundër myslimanëve në Birmani (Video)

Janë shtuar protestat e fuqishme globale kundër dhunës ndaj myslimanëve Rohingia në Mianmar (që njihet edhe me emrin Birmani), ndërsa vendet me popullatë shumicë myslimane thonë se do të kërkojnë aksion në Kombet e Bashkuara, për shkak të raporteve se janë vrarë më se 400 pjesëtarë të këtij grupi, prej muajit të kaluar e deri tash.

Irani dje ka kumtuar se dhuna, që i ka detyruar afro 90 mijë myslimanë Rohingia të largohen nga shtëpitë e tyre në Bangladeshin fqinj, paraqet “pastrim etnik”.


Turqia ka vlerësuar se ky është “gjenocid”.

Ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, e ka mbështetur thirrjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për trajtimin e kësaj çështjeje në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, gjatë këtij muaji.

Në një postim në rrjetin Twitter, Zarif e ka kritikuar “heshtjen globale për vazhdimin e dhunës kundër myslimanëve Rohingia”, dhe shtoi se “aksioni madhor ndërkombëtar për parandalimin e pastrimit të mëtejshëm etnik, ai nga Kombet e Bashkuara”, duhet të ndërmerret.

Vala aktuale e dhunës pat filluar nga një grup i kryengritësve Rohingia, që e kishin sulmuar policinë në shtetin, Rakhine, më 25 gusht.

Autoritetet kanë raportuar se së paku 400 vetë janë vrarë gjatë përleshjeve që pasuan.

Zyrtarët e Birmanisë i fajësojnë militantët Rohingia për ndezjen e shtëpive dhe për vrasje të civilëve, por monitoruesit e të drejtave të njeriut dhe pjesëtarë të grupi Rohingia, thonë se ushtria e Mianmarit po përpiqet që me forcë t’i detyrojë ata të largohen, me anë të një fushate të zjarrvënieve dhe vrasjeve.

Në shumë vende me popullatë shumicë myslimane janë mbajtur protesta kundër dhunës, ndërsa protesta masive janë mbajtur në Indonezi dhe në Çeçeni të Rusisë, ku mijëra njerëz kanë marrë pjesë në tubimet në mbështetje të myslimanëve Rohingia.

Ministri i jashtëm pakistanez, Khawaja Muhammad Asif, ka shprehur “shqetësim të thellë” për “raportet për rritjen e vrasjeve dhe zhvendosjen e detyrueshme të myslimanëve Rohingia” dhe ka kërkuar nga autoritetet në Mianmar të zhvillojnë hetime për masakrat e dyshuara.

“Kriza humanitare duhet të ndalet menjëherë”, tha presidenti i Pakistanit, Joko Widodo, derisa e ka dërguar ministrin e tij të Jashtëm për takim me liderët e Birmanisë.

Punonjësit e Kombeve të Bashkuara vlerësojnë se 87 mijë refugjatë kanë kaluar në Bangladesh nga Birmania, shumica prej tyre të plagosur, duke i mbushur spitalet dhe ngarkuar agjencitë humanitare.

Maldivet kanë shpallur ndërprerje të të gjitha lidhjeve tregtare me Birmaninë “derisa Qeveria në Mianmar të ndërmarr masa për parandalimin e mizorive që po bëhen kundër myslimanëve Rohingia”, ka njoftuar Ministria e Jashtme e këtij vendi.

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, po ashtu, i ka bërë thirrje lideres civile në Birmani, Aung San Suu Kyi, për ta dënuar dhunën kundër myslimanëve Rohingia në këtë vend, duke thënë se “bota pret” ta dëgjoj këtë nga ajo.

“Më duhet përsëri ta dënoj këtë trajtim tragjik dhe të turpshëm”, ka shkruar Malala në rrjetin Twitter dhe ka shtuar se “ende po pres që kolegia ime, e cila e ka fituar Çmimin Nobel, Aung San Suu Kyi, ta bëjë të njëjtën gjë”.

Ministri i Jashtëm i Malajzisë, Anifah Aman, po ashtu, e ka dënuar heshtjen e zonjës Suu Kyi, ndërsa disa kritikë të saj i kanë bërë thirrje Komitetit të Nobelit që ta tërheq vendimin për Çmimin Nobel që i ishte asaj.

Mbrojtësit e zonjës Suu Kyi, e cila dikur ishte e burgosur politike e regjimit ushtarak në Mianmar, thonë se ajo ka mundësi të kufizuara për ta kontrolluar ushtrinë.

Por, kritikët e saj thonë se ajo është në mesin e pak njerëzve me autoritet moral dhe me mundësi të madhe që të ndikojë në këtë situatë. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Azia
Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori