Protestat në Bangkok shndërrohen në dhunë

Raportet thonë se një person është qëlluar për vdekje dhe disa të tjerë janë plagosur, pasi protestuesit antiqeveritarë kanë sulmuar një tubim pro qeverisë.
E shtuna ka qenë dita e shtatë e protestave, kryesisht paqësore, kundër qeverisë së kryeministres Yingluck Shinawatra.
Pas thirrjeve të protestuesve antiqeveritarë për të okupuar ndërtesat e qeverisë të dielën, ushtria ka thirrur në mbështetje forcat detare dhe ajrore.
Protestuesit thonë se qeveria e Shinawatras kontrollohet nga vëllai i saj, ish-udhëheqësi i përmbysur, Thaksin Shinawatra. /REL/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































