Protestat e organizuara nga një grup qytetarësh kundër korrupsionit në Kosovë, do të intensifikohen vazhdimisht dhe do të jenë më masive.
Sipas organizatorit dhe pjesëmarrësve të këtyre protestave, protestuesit janë konsistentë në kundërshtimin e këtij pushteti dhe se do të vazhdojnë t’i shprehin pakënaqësitë e tyre derisa ato ta japin efektin e tyre.
Analisti Imer Mushkolaj, njëri nga organizatorët e protestave të cilat po mbahen në sheshet e kryeqytetit, ka theksuar se me kalimin e kohës është duke u rritur numri i pjesëmarrësve në protestë.
Ai ka theksuar se për ta i rëndësishëm është mesazhi që po dërgohet nga protestuesit.
“Gjatë ditëve në vazhdim mesazhi do të dërgohet nëpërmjet veprimeve dhe aksioneve simbolike. Qëllimi ynë është që t’i bëjmë njerëzit që të na bashkohen. Dalja në shesh e përgjimeve të zyrtarëve të partisë më të madhe në vend, është një rast që nuk do të tolerohej askund në botë”, ka thënë Mushkolaj.
Ai duke folur për mundësinë që tema e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi ta shpërqendroj vëmendjen nga skandali i përgjimeve, ka theksuar se nuk i sheh të ndara këto dy çështje.
“Reagimet për demarkacionin dhe skandalin e përgjimeve i shoh si plotësim të njëra-tjetrës. Kush e di, ndoshta edhe demarkacioni, sikurse çështja e punësimit jo të ligjshëm të militantëve partiakë, mund të jetë vendosur përmes telefonatave”, ka theksuar Mushkolaj.
Edhe Yll Rugova, pjesëmarrës i protestave kundër korrupsionit, ka thënë për Telegrafin se në Kosovë jo se ka pasur mungesë të protestave, por sipas tij, ato janë përcjellur me një dozë dyshimi nga qytetarët.
Ai ka thënë se është i bindur se nëse vazhdohet protesta dhe tregohet këmbëngulje për të vazhduar me këtë mënyrë të reagimit, do të ketë rritje të vazhdueshme të pjesëmarrësve derisa të arrihen rezultatet konkrete.
“Mos të harrojmë se me protesta është hequr ish-rektori Ibrahim Gashi. Me protesta u nxit shkarkimi i ish-ministrit Jabllanoviq, dhe poashtu me protesta është ndaluar krijimi jokushtetues i Asociacionit të Komunave Serbe”, ka theksuar Rugova.
Sipas tij, protestat janë mekanizëm demokratik për ndryshim dhe shprehjen e pakënaqësisë dhe indinjatës së qytetarëve.
“Tash veç duhet të vazhdojnë”, ka shtuar Rugova.
Ai mendon se pavarësisht se tema e demarkacionit ka vëmendje të madhe gjatë këtyre ditëve, edhe skandali i përgjimeve po tregon për fytyrën e pushtetit.
“Sado që ka tendenca që këtë temë ta mjegullojnë, shumë qytetarë të Kosovës edhe drejtpërdrejt po preken nga demarkacioni. Natyrisht në rrethana të tilla, me përgjime, me lajme skandaloze të përditshme të korrupsionit, me çështjen e Asociacionit ende të pazgjidhur, besoj që nuk është situatë shumë e rehatshme për këto grupet që janë në pushtet”, ka shtuar Rugova.
Ndryshe, dje për të tretën herë radhazi anëtarë të shoqërisë civile kanë organizuar protesta kundër korrupsionit dhe skandalit të përgjimeve të zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në të cilat zbardhet se si janë bërë punësime të militantëve partiakë në mënyrë të paligjshme./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
Biserko për Qeverinë e re në Serbi: Dy emra që janë nën sanksione amerikane, po vazhdon trendi autoritativ
Osmani kujton masakrën e Studimes: 116 jetë të humbura nga akti barbar i regjimit gjenocidal të Serbisë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit