LAJMI I FUNDIT:

Protestat e Plenumit Studentor “Hap pas hapi” (Foto)

Protestat e Plenumit Studentor “Hap pas hapi” (Foto)

Studentë, profesorë dhe përkrahës të tyre sot u tubuan para hapësirave të PSUKM të revoltuar nga zgjedhjet e mbrëmshme të parregullta për kryetar të Parlamentit studentor dhe ndaj ashpërsisë së NjShSh të policisë ndaj studentëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Para PSUK vërehet sigurim i madh policor i hapësirës, ndërsa protestuesit bërtasin “Shtet policor” dhe “UA për zgjedhjet e parregullta studentore”.


1

Ata nga protesta kanë kërkuar katër gjëra” MPB menjëherë t’ua dorëzojë raportet në të cilët sqarohet se pse janë shpërndarë njësitë speciale para hapësirave të parlamentit, anulim të zgjedhjeve për kryetar të PSUKM, deklarim të Senatit universitar, Rektorit dhe prorektorëve të cilët duhet ti dënojnë ashpër ngjarjet e mbrëmshme dhe nuk duhet ti pranojnë këto zgjedhje dhe mos pranimi i përfaqësuesve të PSUKM në organet udhëheqëse nga ana e UKM.

4

Studentët thonë nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen, ata do ta pengojnë punën e PSUKM dhe nuk do ti pranojnë vendimet e organeve dhe trupave pranë UKM.

5

Më tej, Plenumi paralajmëroi hapa më radikale për fillimin e viti të ardhshëm akademik.

Përfaqësuesja e Plenumi Studentor, Tufekxhiç iu është drejtuar policëve duke i përkujtuar se obligimin i tyre është ti mbrojnë qytetarët./Telegrafi/.

2