Deri dje kryeministri, z. Edi Rama, artist për nga formimi bazë, nuk është ndjerë përreth protestës që aktorët e teatrit kombëtar, aktorë edhe nga qytete të tjera kryesore të Shqipërisë, kanë nisur e po bëjnë prej më se një jave, përkundër një projektligji dhe vetë Ministres së Kulturës që e ka përgatitur, i cili, simbas tyre u cënon atyre edhe ato liri jo të plota që ato kanë pasë deri më tani për ushtrimin e profesionit të tyre, që është aktrimi, teatri pra.
Simbas projektit, i cili me gjasë do të bëhet edhe ligj e gjithë lëvizja teatrore, përfshirë atë të teatrit kombëtar dhe atyre të qyteteve të tjera të Shqipërisë, kërkon të centralizohet administrativisht, domethënë, ndryshe nga çka qenë deri më tani ku trupat teatrore, në njëfarë mënyre administroheshin nga bordet e tyre, tani e masandej do të drejtohen e komandohen vetëm nga një “dorë”, domethënë nga zonja ministre e Kulturës sot dhe nga ministri pasues nesër. Njëherësh me projektligjin, aktorëve i u është kërkuar të lirojnë godinën e teatrit ekzistues, me arsyetimin e rindërtimit të tij, i cili për hir të së vërtetës është i domosdoshëm, madje ka një nevojë ulëritëse prej kohësh. Veçse, kjo iu është kërkuar atyre, pa i njohur ata aspak me projektin rindërtues a me ndonjë projekt tjetër të një teatri të ri, i cili, më së paku duhej konsultuar në radhë të parë me aktorët si grup interesi. Po edhe me publikun e gjërë qytetas, domosdo. Se po bëhet fjalë për teatrin kombëtar dhe njo për një ngrehinë, që e çfarëdo destinacioni qoftë, nuk mund të kishte rëndësinë e teatrit qoftë edhe si vepër urbane.
Dje, Zoti kryeministër, nëpërmjet FB (!) ka kumtuar nëpërmjet bashkëbisedimit me një fansin e vet, i cili e pyet: i ke dëgjuar Robert Ndrenikën e Bujar Asqeriun: “Jo nuk i kam dëgjuar ata që s’dinë çfarë duan”.
Si gjithnjë edhe kësaj here, në stilin e tij tallës e fyes, përbuzës me këdo e me gjithkënd.Me punëtorë, fshatarë, profesorë e gazetarë… E drejtë që ai ia ka dhënë vehtes qyshekur ka zënë atë karrigen pezante të pushtetit të lartë. Edhe kësaj radhe njësoj, pa u vënë sadopak në sedër se po flet për atë specie njerëzie këtu në Shqipërinë tonë, që për aq sa kanë bërë do të mbahen mend e të kujtohen për mirë edhe atëherë kur emri i zotërisë së tij dhe një dyzine kryeministrash të qindvjetshit shtet shqiptar do të kujtohen mjaft më rrallë e aspak me respekt.
Po ka një gjë edhe më përtej mungesës së respektit që shfaqet e në formën e talljes e cinizmit, në formën e shpërfilljes dhe të vjedhjes së gjësë publike, pa u përgjigjur qoftë edhe një herë të vetmë para askujt. Kqyrja e vetvehtes përmbi gjithkënd mbi tokë prej asaj vendkqyrjes së karriges hijerëndë, nuk është modeli i panjohur për ne të qeverisurit e zotërisë së tij. Ky është profili i udhëheqësit autokrat që e njëson pozitën e kryeadministratorit të punëve qeverisëse me sundimtarin. Sikur njerëzit të ishin kolon të tij. Taborret e këtij kryeministri janë të akuzuar si dëmtorët më të mëdhenj të ekonomisë kombëtare dhe të prosperitetit të vendit. – Ne kemi bërë teatro e stadiume më shumë se ç’janë bërë për 26 vjet-tha…
Ia tregon Robert Ndrenikës se çka bërë ai për teatrin… Sa tragjikomike. Në të vërtetë, bëma e vetme e Zotnisë së tij është ajo që Roberti, Mirushi e vërsnikët e tyre e mbajnë mend mirë. Ka qenë atëherë kur teatrin desh t’ua bënte kullë…,një qasje që vjen vërdallë edhe tani. Aktorët e kanë shprehur këtë shqetësim dhe këmbëngulja e Ministreshës tek projekti i qeverisë, ngjan si detaj regjisorial në një teatër kukullash ku fijet i luan “mjeshtri”… Ndaj dhe duan ta përmbyllin sa më shpejt zërin e protestës së aktorëve dhe sindikatës së tyre.
Nuk e di se ka ndonjë kryeministër tjetër, së paku në Europë, që të ketë dialoguar publikisht me një homologun e vet europian si Kryeministri ynë:” Hajdeni investoni se në Shqipëri nuk ka sindikata që të mërzisin…”. I ekzaltuar, se vendin e vet gjasme demokratik nuk ka sindikata që të mërzisin…
Edhe sot, tre vite më vonë e njëjta sjellje vërdalloset.
Një autokraci e frikëshme, një ré e zezë për demokracinë, që unë shpresoj se zëri i kultivuar i aktorëve, në rezonancë me zërin e revoltës që zien, do ta zhdavarisë (shpërndajë) këtë ré.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!
FRIKË
Thënie të Schopenhauerit: Mjeku i sheh gjithë dobësitë e njerëzve, avokati të gjitha ligësitë, teologu të gjitha marrëzitë!
Dikur: Jeta e përditshme e shqiptarëve, në fotot e Margaret Hasluckut
Vetëvritet në Korçë aktori Llazi Serbo
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën