LAJMI I FUNDIT:

Protesta në Beograd kundër festivalit “Mirdita, Dobar Dan”, ku prezantohet kultura shqiptare e Kosovës

Protesta në Beograd kundër festivalit “Mirdita, Dobar Dan”, ku prezantohet kultura shqiptare e Kosovës

Grupe ultranacionalistësh serb protestuan të mërkurën në Beograd kundër festivalit me emrin “Mirëdita, Dobar Dan”, nëpërmjet të cilit synohet shkëmbimi i veprimtarive artistike si mjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Forcat e policisë rrethuan qendrën kulturore në Beograd ku nga sot deri më 1 qershor mbahet festivali, ndërsa protestuesit që po brohorisnin “Kosova është Serbi” dhe “Kosovën nuk e japim”, u përleshën më forcat e policisë.


Festivali që ka filluar të mbahet që nga viti 2014, prezanton filma, ekspozita dhe organizon debate për të afruar serbët dhe shqiptarët, thellësisht të ndarë që nga lufta e viteve 1998 – 1999, raportojnë mediat.

Festivali organizohet nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi në bashkëpunim edhe me organizata nga Kosova.

“Festivali dërgon mesazh të qartë te publiku por edhe elitat politike se pengesat duhet të hiqen në vend që të krijohen të reja”, thuhet në një deklaratë të organizatorëve.

Festivali u hap mes tensionesh të larta, një ditë pasi që Serbia vuri në gjendje të lartë gatishmërie trupat e saj, pas një operacioni arrestimesh të policisë së Kosovës të personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale, pjesa më e madhe në komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Por, ajo është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës në shkëmbim të integrimit në Bashkimin Evropian.

Të hënën presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha në parlamentin e Serbisë se vendi duhet të pajtohet që e ka humbur kontrollin mbi Kosovën, por nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për të mbrojtur popullatën serbe në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori