LAJMI I FUNDIT:

Protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë, Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët e saj: Shmangni tubimet!

Protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë, Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët e saj: Shmangni tubimet!
Foto: Arkiv

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët e saj të shmangin tubimet këtë të shtunë, kur është paralajmëruar protestë kombëtare kundër rritjes së çmimeve.

Në njoftim, Ambasada Amerikane u shkruan qytetarëve se krahas protestës të lajmëruar sot në orën 11:00 para kryeministrisë mund të ketë dhe tubime të tjera të pa lajmëruara në Tiranë dhe në qytete të tjera.


“Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të shpërndahen në pjesë të tjera të qytetit. Monitoroni mediet lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

“Ditën e shtunë, datë 19.03.2022, me fillim në orën 11:00 para Kryeministrisë në bulevardin Dëshmoret e Kombit, është planifikuar të zhvillohet një protestë, do ketë devijime qarkullimi dhe bllokim të akseve rrugore. Krahas kësaj proteste të planifikuar ka pasur edhe disa protesta të paplanifikuara dhe të paparalajmëruara në të gjithë Tiranën dhe në mbarë vendin. Këto protesta shpesh ndodhin pranë shesheve publike dhe/ose ndërtesave qeveritare dhe mund të ndodhin në çdo kohë të ditës”, shkruan ambasada. /Tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori