Reperi, sipërmarrësi dhe ish-i dashuri i Kim Kardashianit, Ray J, kaloi një pasdite me ish-presidentin Donald Trump në selinë e tij në resortin “Mar-a-Lago” këtë javë, sipas fotografive të publikuara në rrjetet sociale.
Takimi u organizua nga pastori Darrell Scott, një anëtar i ekipit ekzekutiv të tranzicionit të Trumpit, i cili publikoi imazhet, shkruan DailyMail.
Ai tha se ata shkuan në resortin e ish-presidentit në Florida për të diskutuar temat për biznesin, teknologjinë dhe fuqizimin e njerëzve me ngjyrë.
Trump, 75 vjeç, dhe ylli i “Love & Hip Hop: Hollywood” kanë një takim pasues të organizuar për të diskutuar se si t’i vënë planet në veprim, thuhet sipas New York Post.
Ray J i tha gazetës: “Unë gjithmonë e kam admiruar dhe respektuar mendjemprehtësinë e tij të biznesit”.
“Biseda jonë ishte për krijimin e vendeve të punës, inkurajimin e zhvillimit të biznesit të vogël dhe sesi teknologjia e informacionit luan një rol të rëndësishëm në të ardhmen e ekonomisë sonë”.
“Ne gjithashtu pajtohemi se sa e rëndësishme është një fuqi punëtore e arsimuar, si dhe nevoja kritike për zhvillimin e të rinjve”.
Nuk është hera e parë që ai takohet me ish-presidentin Trump.
Vitin e kaluar ai u detyrua të mohonte thashethemet se po fliste me presidentin e atëhershëm për të kërkuar faljen ndaj reperit Suge Knight, i cili është i dënuar me 28 vjet burg për vrasje nga pakujdesia pasi kishte përplasur dy burra në një udhëtim me furgon transportues të ushqimit të shpejtë.
Në të njëjtën intervistë ai la të kuptohet për aspiratat politike – ose të paktën të angazhohet në procesin politik.
“Është padyshim një lloj tjetër zgjedhjesh që vijnë”, tha ai për Revistën Variety në janar të vitit 2020.
“Është diçka shumë origjinale me këtë. Zgjedhjet nga njerëzit duhet të zgjedhin… do t’i shohim. Është thjesht një dinamikë e ndryshme tani, por gjithçka për të mirën më të madhe”, ka thënë protagonisti i video-kasetës së famshme seksuale të Kim Kardashianit.
Por ai gjithashtu hodhi poshtë rëndësinë e shkarkimit të parë të Trumpit, duke thënë se kishte gjëra më të rëndësishme.
“Unë thjesht mendoj se ne duhet të qëndrojmë në përpjekjen për të rregulluar atë që është thyer në Amerikë, si temat më të mëdha të gjërave”, tha ai.
“Përpiquni që me të vërtetë të përqendrohemi te ndryshimi dhe të ndihmojmë njerëzit, dhe vërtet të përpiqemi të bëjmë mirë për vendin”.

Reperi i hitit “One Wish” ka qenë pjesëmarrës edhe në edicionin VIP të Big Brother në Britaninë e Madhe.
Por ai mund të njihet më së shumti si partneri i kasetës seksuale me yllin Kim Kardashian, e cila u publikua në vitin 2007.
Këtë javë ai mohoi thashethemet e vazhdueshme për një kasetë të dytë.

“Pretendimi se ekziston një kasetë seksuale e papublikuar është pa mëdyshje i rremë”, tha ai për Us Weekly në një deklaratë.
“Është për të ardhur keq që njerëzit i bëjnë këto deklarata në përpjekje për të marrë 15 minutat e tyre të famës”.
Historia në fjalë u rishfaq kohët e fundit në media pasi ish-bashkëshorti tashmë i Kardashianit, reperi Kanye West, pretendoi se dikur kishte një kopje të kësaj kasete të dytë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

“Kush është ky”, momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Një vit më parë u skualifikua se i derdhi alkool në fytyrë, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi darkojnë dhe 'rikthejnë' skenën e famshme të BBVA 3

Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

Rozana Radi hedh dyshime mbi orientimin seksual të Gjestit: Si mund të më akuzojnë si homofobe, kur unë rri gjithë ditën me të

Edona Llalloshi, befasia e zgjedhjeve – merr afro 30 mijë vota nga qytetarët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame