LAJMI I FUNDIT:

Prostitucion në hotelet e Tiranës, 10 të arrestuar

Prostitucion në hotelet e Tiranës, 10 të arrestuar

Strukturat e Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Taksi e lirë 2”, gjatë të cilit janë arrestuar 10 shtetas, si dhe janë proceduar 3 të tjerë, të cilët drejtonin një rrjet për shfrytëzim prostitucioni.

Shtetasit e arrestuar janë:


1. Ruzhdi Gapi, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar. Arrestuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim i prostitucionit” 2. Edmond Shkalla, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar më parë. Arrestuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, 3. Albina Kasa, 26 vjeç, lindur në Elbasan dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë. Arrestuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, 4. A. Ndoja, 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar më parë. Ndaluar për kryerjen e veprës penale “Mbajtje të lokaleve për prostitucion” 5. Jani Murati (Gëzim Kasëmi), 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar. Ndaluar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni”, 6. Altin Sulejmanasi, 44 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar. Ndaluar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni”, 7. Elton Mimini, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar. Ndaluar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni”, 8. A.L., 44 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë. Arrestuar për veprën penale të “Prostitucionit”, 9. F.P., 32 vjeçe, lindur në Fier dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar. Arrestuar për veprën penale të “Prostitucionit” dhe Prodhim shitje të lëndëve narkotike. 10. D.D, 42 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë. Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit me inicialet: 1. D.D., 25 vjeçe, lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë, 2. L.K., 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë, 3. B.C., 39 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë Operacioni për goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal u finalizua nga seksioni për trafiqet e paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, mbas një hetimi 5-mujor me metoda speciale. Shtetasit e arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit dyshohen si autorë të veprave penale si: “shfrytëzim të prostitucionit”, “mbajtje dhe vënie në përdorim të ambjenteve për prostitucion”, “prodhim dhe shitje të narkotikeve” si dhe “prostitucionit”. Agjentët kanë bërë të mundur dokumentimin e veprimtarisë kriminale të shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në kohë dhe vende të ndryshme të Tiranës kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar dhe marrë pagesa për prostitucion, që shkonin nga 50 deri në 150 euro. Organizatorët në këtë aktivitet janë shtetasit: Albina Kasaj, Jani Murati (alias Gëzim Kasëmi), Ruzhdi Gapi, Edmond Shkalla, Altin Sulejmanasi dhe Elton Mimini. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë shfrytëzuar për prostitucion vajza të moshave të ndryshme. Aktiviteti kriminal lehtësohej nëpërmjet shërbimit si taksist të shtetasve Ruzhdi Gapi dhe Gëzim Kasëmi, që transportonin vajzat në ambiente, kryesisht hotele. Gjatë arrestimeve të bëra, në disa prej ambienteve është gjetur lëndë narkotike e llojit kokainë e ndarë në porcione, të cilat janë sekuestruar. Në këtë operacion janë sekuestruar gjithashtu në cilësinë e provave materiale 2 automjete, 9 aparate telefonike, si dhe një shumë prej 10.000 lekësh. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme, për të zbuluar lidhjet dhe shtrirjen e mundshme të këtij rrjeti kriminal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori