Mbi 70 mijë hektarë të mbjellë me grurë pritet që të korren gjatë këtij viti në tërë territorin e Kosovës.
Lidhur me këtë është propozuar që çmimi i korrje-shirjeve të jetë 130 euro.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes një njoftimi, pas një takimi të përbashkët që kishte me përfaqësuesit e drejtorive Komunale për Bujqësi dhe atyre të Shoqatës së Mullistëve.
“Gjatë këtij takimi, palët e përfshira në këtë proces u pajtuan që të mos fillohet me korrje shirjet para pjekjes se plotë të grurit, e krahas kësaj edhe drejtoritë Komunale për Bujqësi të raportojnë në MBPZHR, gjegjësisht tek Komisioni qendror për monitorimin e korrje-shirjeve për vitin 2023, të paktën një herë brenda javës lidhur me ecurinë e korrje-shirjeve në komunat e tyre”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, bazuar në çmimin aktual të derivateve të naftës, pjesëve rezervë të autokombajnave, si dhe gjendjes së zhvillimit të grunajave, MBPZHR-ja, përfaqësuesit e DKB-ve dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve, sugjerojnë/propozojnë se çmimi real i korrje-shirjeve për vitin 2023 do të ishte 130 euro/ha (nënkuptohet se çmimi i korrje-shirjeve caktohet me marrëveshjen në mes të fermerëve dhe autokombajnerëve).
“Ndryshe, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në kuadër të mbjelljeve vjeshtore të vitit 2022 me kulturën e grurit është mbjellë një sipërfaqe prej 71,008.20 hektarë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAuto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes
Bajrami - Muratit për shtesat: Tregoi Albinit se ai s'po merr vesh në ekonomi fare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara
"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit