LAJMI I FUNDIT:

Propozohet ndryshimi i sistemit zgjedhor në Maqedoni (Video)

Propozohet ndryshimi i sistemit zgjedhor në Maqedoni (Video)

Ekspertët janë të ndarë sa i takon ndryshimit të mundshëm të sistemit zgjedhor në Maqedoni. Profesori Temelko Ristevski mendon që modeli aktual me 6 njësi zgjedhor është më i përshtatshmi meqë përfaqëson më mirë nevojat e qytetarëve, megjithatë Kodi Zgjedhor duhet të pësojë azhurnime të caktuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Mendoj se modeli momental i njësive zgjedhore më mirë i tregon nevojat e qytetarëve. Nëse merren parasysh interesat e qytetarëve, se kush do t’i përfaqësojë, edhe ashtu me radhë, mendoj se ky model është i mirë, por supozoj se njerëzit e LSDM-së kanë konsultuar ekspertë dhe e dinë këtë problematikë dhe jo pa bazë propozojnë modelin që Maqedonia të bëhet një njësi zgjedhore”, tha për Alsat-M, profesori Temelko Ristevski.

Mirëpo analisti Albert Musliu mendon se shqiptarët më shumë do të përfitojnë nëse Maqedonia bëhet një njësi zgjedhore. Sipas Musliut, ndryshimet e mundshme duhet t’i kushtojnë rëndësi edhe votës së mërgimtarëve.

”Nëse gjendet kompromis që të bëhet një njësi zgjedhore, ndërsa për mërgimtarët tonë, të punësuarit përkohësisht në diasporë, gjendet edhe modus më i lehtë i të votuarit atëherë mund të jetë përfituese jo vetëm për shqiptarët por edhe për tërë Maqedoninë sepse një shtet ku një pjesë e qytetarëve nuk voton gjatë ditës së zgjedhjeve vetëm për shkak të pamundësisë, nuk është shtet i cili i reflekton plotësisht vullnetin e qytetarëve. Kështu që duhet të bëhet një analizë më e mirë, të gjendet një kompromis, atëherë unë nuk e shoh të dëmshme të shkohet edhe me një njësi zgjedhore”, tha eksperti tjetër Albert Musliu.

Për ndryshimin e mundshëm të sistemit zgjedhor dhe votimin me lista të hapura, partitë e kanë diskuar edhe gjatë bisedimeve për Marrëveshjen e Përzhinës, por nuk gjetën gjuhë të përbashkët. Disa prej tyre shprehen të përmbajtura. LSDM-ja është “për” sistemin me një njësi zgjedhore ku sipas tyre do të përfitonin edhe partitë më të vogla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori