LAJMI I FUNDIT:

Propozimi i të Gjelbërve në Gjermani: “Trena të natës”, 40 linja në më shumë 200 qytete të mëdha në botë

Propozimi i të Gjelbërve në Gjermani: “Trena të natës”, 40 linja në më shumë 200 qytete të mëdha në botë

Partia e Gjelbër në Gjermani ka lansuar një propozim hekurudhor pan-evropian në prag të zgjedhjeve federale të dielën në Gjermani.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo parti dëshiron të shohë më shumë udhëtime me tren dhe më pak fluturime në distanca të shkurtra.


Kështu, siç bëhet e ditur, rrjeti i propozuar do të përfshijë rreth 40 linja ndërkombëtare dhe do të ofrojë një shërbim për më shumë se 200 qytete të mëdha, qytete dhe destinacione pushimesh.

Harta e të Gjelbërve të propozuar “Euro Night Sprinter – Netzvision 2030+” do të lidhte vende si Edinburgh dhe Lisbona në perëndim, me qytete si Stambolli dhe Shën Petersburg në lindje.

“Si një vendndodhje qendrore në BE, Gjermania është e paracaktuar të marrë një rol udhëheqës në zhvillimin e një rrjeti evropian të trenave të natës”, tha partia në një dokument që përshkruan planet e tyre.

“Trenat e natës duhet të jenë tërheqës për të gjithë. Nëse jeni në rrugë pak më gjatë në një mënyrë miqësore me klimën, nuk duhet të paguani shtesë për të”.

Një element tjetër kyç i propozimeve është të “balansojë” nivelin midis udhëtimeve me hekurudhë dhe ajër.

Të Gjelbrit Gjermanë pohojnë se udhëtimet ajrore marrin trajtim preferencial tatimor dhe ata duan ta shohin këtë të korrigjuar.

Zgjedhjet gjermane mbahen më 26 shtator dhe janë më të vështirat për t’u parashikuar në vitet e fundit megjithëse Partia Social Demokratike ka kryesuar në sondazhet për më shumë se një muaj.

Suksesi i tyre në sondazhe befasoi shumë analistë pasi partia u shfaq më pak e popullarizuar se Bashkimi Demokratik Kristian (CDU) dhe të Gjelbrit gjatë vitit të kaluar.

Gjithsej 40 parti politike po paraqesin listat e kandidatëve në garë dhe ka disa parti kryesore që ka të ngjarë të hyjnë në Bundestag. /Telegrafi/