Në takimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), zëvendëskryesuesja e Këshillit ka propozuar shkarkimin e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Takimi u shoqërua me disa replika të ashpra ndërmjet anëtarëve të këshillit, transmeton Telegrafi.


Disa anëtarë lëshuan takimin dhe po ashtu nga takimi doli edhe ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

"Unë mendoj se nuk e kam vendin për të qenë këtu", deklaroi ai.

Pas kësaj, kryesuesi ndërpreu përkohësisht mbledhjen duke pohuar se nuk kanë kuorum të mjaftueshëm.

Ndryshe, propozimi për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka nxitur përplasje në mbledhjen e sotme të Këshillit Prokurorial të Kosovës, mes Kelmendit dhe zëvendëskryesues së KPK-së, Jehona Grantolli.

Kelmendi u shpreh se propozimi i Grantollit është shkruar nga dikush tjetër.

U.d i Kyreprokurorit Besim Kelmendi e akuzoi Grantollin se ka konflikt të pasur interesi në raport me të.

“Keni konflikt të pastër interesi te unë, dhe për këtë e ngrit këtë çështje. E dini saktë për çdo gjë që keni ardhur në zyrën time dhe çfarë keni kërkuar. Keni bërë kërkesë për Shqipdon Fazliun dhe unë e kam refuzuar”, tha Kelmendi.

Pas kësaj reagoi zëvendëskryesuesja Grantolli e cila kërkoi që të përmbahej nga gjuha. /Telegrafi/