LAJMI I FUNDIT:

Propozim-ndryshimet për noteri shqetësojnë avokatët e Maqedonisë

Propozim-ndryshimet për noteri shqetësojnë avokatët e Maqedonisë

Portali Sudstvo.mk bën të ditur se një numër i madh avokatësh të Maqedonisë do të tentojnë bllokim juridik të gjyqësorit në vend.

Kjo mund të ndodhë nëse Qeveria e miraton propozim-ligjin për noteri, me të cilin një numër ingerencash u merren avokatëve dhe u jepen noterëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në propozimin e Ministrisë së Drejtësisë, që ka të bëjë me Ligjin për noteri, parashihet që avokatët të hiqen nga të gjitha procedurat para noterëve./Telegrafi/