LAJMI I FUNDIT:

Propozim ligji i ri për noteri nxit ankesa të avokatëve dhe noterëve

Propozim ligji i ri për noteri nxit ankesa të avokatëve dhe noterëve
Image: 0041342966, License: Rights managed, Property Release: No or not aplicable, Model Release: No or not aplicable, Credit line: Profimedia.com, LOOK-foto

Propozim ligji për noteri dëmton qytetarët dhe si i tillë nuk duhet të kalojë në Kuvend. Noterët madje ligjin e cilësojnë si kontrovers pasi që pa nevojë ngarkon qytetarët me procedura shtesë. Noteri Muamet Shehu shpjegon se gjatë nënshkrimit të një kontrate për shit-blerje apo ndonjë veprim tjetër, përveç noterit, qytetarët duhet të sigurojnë edhe avokat mbrojtës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Sillet një propozim-ligj që është pak i pakapshëm, aq më tepër për qytetarët që do t’i tangojë edhe në aspektin material edhe në aspektin procedural, shkaku se do të ngarkohet vetë procedura e punës së noterit. Për mua është e pakuptimtë për trashëgimitë që çdo trashëgimtar të ketë avokatin e tij, në kontratat për dhurata në mes vëllezërve, është e pakuptueshme për mua që nëse është vlera mbi 20 mijë euro, çdo njëri të ketë avokatin e tij aq më tepër kur noteri duhet të zgjedhë gjithmonë çështjet që ndahen me çështje paqësore”, deklaroi për Alsat-M, Muamet Shehu, Noter.


Por avokatët mbrojnë propozim ligjin. Igor Stoshiq thotë se qytetarët nuk duhet bëjnë pagesa shtesë, por atë shumë parash që kanë paguar deri tani tek noteri, e njëjta do të ndahet përgjysmë me avokatin.

“Po përhapet një lloj fame në popullatë, se gjoja do të ngarkohet buxheti i palëve, por ajo nuk është e vërtetë. Sipas informacionit që kam, këtu harxhimet do të ndahen në mes avokatit dhe noterit të cilën shumë parash sidoqoftë do e paguajnë. E vetmja gjë është që ata do të fitojnë mbrojtje shtesë pa u ngarkuar buxheti i tyre në këto procedura”, Igor Stoshiq, Avokat.

Propozim ligji i ri për noteri i propozuar nga Qeveria parasheh që gjatë përpilimit të akteve noteriale, për kontrata mbi 10 mijë euro, qytetarët përveç noterit duhet të angazhojnë edhe avokat si mbrojtës i palëve në kontratë./Telegrafi/