Banka ProCredit lanson shërbimin më të ri, “Kuletën Digjitale ProPay”.
Në vazhdën e digjitalizimit të shërbimeve bankare, për t’ju mundësuar klientëve të saj realizimin e pagesave në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe efikase, Banka ProCredit lansoi kuletën digjitale “ProPAY”.
Ky shërbim është pjesë e Aplikacionit Mobil të Bankës brenda të cilit klientët mund të gjejnë një mori të shërbime të avancuara.
“Jemi krenar që Banka ProCredit vazhdon të jetë lider në fushën e digjitalizimit dhe inovacionit të shërbimeve bankare. Me “ProPay” kuletën digjitale ne jemi edhe një hape para avancimit të Aplikacionit Mobil, ku përveç shumë shërbimeve tjera tani klientët tan mund edhe të bëjnë pagesa përmes telefonit” tha Eriola Bibolli, Drejtoreshë Gjenerale e Bankës ProCredit në Kosovë.
Kuleta digjitale “ProPay” iu mundëson klientëve të bëjnë pagesa pa kontakt në POS terminale brenda dhe jashtë vendit. Për pagesa, mjafton të hapni ekranin e telefonit dhe të afroni tek lexuesi i POS terminalit, deri në vlerën 40 Euro pagesa do realizohet në mënyrë automatike, ndërsa për vlera më të larta do t’ju kërkohet autentifikim shtesë përmes PIN apo shenjave të gishtit.
E mundësuar me përkrahje nga Mastercard, Kuleta Digjitale “ProPay” i zëvendëson kartelat fizike, dhe është metoda më e avancuar e pagesave sot nëpërmjet teknologjisë MDES (Mastercard Digital Enablement Service) të Mastercard. Kjo teknologji është zgjidhje inovative e pagesave digjitale e cila përshpejton transaksionet, ju ofron kartelë-mbajtësve mënyra më të mira për blerje dhe pagesa, si dhe ju ofron siguri gjatë kryerjes së pagesave digjitale.
“Mastercard ka qenë në krye të ndryshimeve në nivel global drejt kryerjes së pagesave pa kartela, duke u bërë kampione e pagesave të thjeshta, të sigurta dhe të shpejta çdo kund në botë. Zbatimi i aplikacionit mobil “ProPAY” në Kosovë erdhi si përgjigje ndaj ndryshimeve të shpejta në sjelljen e klientëve, përfshirë këtu edhe rajonin e Ballkanit. Duke ndjekur trendet globale në kryerjen e transaksioneve, ne do të vazhdojmë të sjellim shërbime të këtilla edhe në të ardhmen, të cilat do t’i përmbushin kërkesat e klientëve si dhe do ta rrisin në një nivel edhe më të lartë përvojën e klientëve,” thotë Vanya Manova, Menagjere e Mastercard për Kosovë, Bullgari, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri.
Për momentin shërbimi ofrohet vetëm për poseduesit e telefonave Android të cilët mbështesin teknologjinë NFC (Near Field Communication), dhe kartelës Mastercard.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre