LAJMI I FUNDIT:

Pronari i “Barileva Turist”: Lajmi për sulmin ndaj autobusit në Serbi është gënjeshtër

Pronari i “Barileva Turist”: Lajmi për sulmin ndaj autobusit në Serbi është gënjeshtër

Drejtori i kompanisë “Barileva Turist”, Naser Januzi ka mohuar se autobusët me udhëtarë kosovarë janë sulmuar dje në Serbi, gjatë linjës së udhëtimit Gjermani–Kosovë.

Januzi tha për KALLXO.com se rasti i thyerjes së xhamave të autobusit ka qenë aksidental.


“Nuk jemi sulmuar, ka qenë rast aksidental. Guri ka ardhur prej kamionit rrugës edhe ka rënë në xham të shoferit. Tjetër sulm nuk kemi pasur, unë kam qenë në vend të ngjarjes”, tha ai.

Sulmohet në Serbi autobusi me udhëtarë nga Kosova
Lexo po ashtu Sulmohet në Serbi autobusi me udhëtarë nga Kosova

Pronari i kompanisë së udhëtimit shtoi se nga aksidenti, nuk ka pasur të lënduar dhe se autobusi menjëherë ka vazhduar rrugën për në Kosovë.

“Ka ardhur edhe policia e kemi njoftuar për shkak të sigurimit të xhamave, i kemi thirrur. Nuk ka pasur asnjë provokim, tendencë apo organizim, përkundrazi na kanë dalë në ndihmë edhe policia”, tha ai.

Në Kosovë dje është raportuar se një autobus i “Barileva Turist” është sulmuar me gurë në Serbi.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar që rastin ta dënojë edhe Bashkimi Evropian.

“Sulmi, me mjete të forta, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz, që sot ka ndodhur ndaj një autobusi të një kompanie kosovare, përderisa po kalonte tranzit nëpër territorin e shtetit fqinj -Serbisë është i papranueshëm dhe duhet të dënohet urgjentisht nga BE-ja, komuniteti ndërkombëtarë dhe vetë Institucionet e rendit dhe Ligjit në Serbi. Institucionet sigurisë të Serbisë duhet të marrin mësim nga profesionalizmi, përkushtimi dhe përgjegjësia e Policisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithë shtetasve dhe qytetarëve, që jetojnë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori