Tesla Model 3 është bërë lajm për një kohë të gjatë, për të mirë, por edhe për të keq.
Është veturë që kushton rreth 30 mijë euro, ka pamje të mahnitshme brenda dhe jashtë, teksa është makina tërësisht elektrike, më e mira që është prodhuar deri më tani. Mbi 400 mijë njerëz e kanë blerë këtë veturë para dy vitesh, në mënyrë që ta kenë sapo të del prej prodhimit. Në anën tjetër, njohësit e automobilizmit, e konsiderojnë si modelin që do ta revolucionarizojë botën e këtyre veturave. Tani vijnë lajme e këqija.
Kompania Tesla, nuk ka arritur të përmbushë pritjet gjatë vitit të kaluar, ndërsa tani po përpiqet të zë hapin në çdo moment. Siç është raportuar edhe më herët, 2018-ta duhet të jetë viti i Model 3, përndryshe Tesla do të jetë në vështirësi të mëdha financiare. Po që se nuk arrihet krijimi i nga pesëmijë njësive për një javë, deri në muajin qershor, atëherë duhet të bëhen kompensime shumë të kushtueshme.
Në anën tjetër, disa nga pronarët që i kanë blerë ato, kanë treguar për problemet që po pësojnë. Njëri prej tyre ka postuar një video, që e tregon Model 3 që nuk jep asnjë sinjal se është në rregull. Megjithëse është në rrymë, makina nuk ndizet, duke mos e njohur as kartelën që shfrytëzohet si çelës. Raportohet të jetë e vjetër vetëm dy javë dhe konsiderohet e ‘vdekur’.
Derisa po kthehej prej sallonit ku e bleu, një pronar është ankuar se dëgjonte vazhdimisht rrapëllima dhe krisma të ndryshme. Ai është kthyer sërish në sallon, ku mjeshtrit i kanë thënë se edhe ata po i dëgjojnë këta tinguj, por nuk mund t’i bëjnë asgjë. Madje, as nuk ia kanë kthyer për t’i dhënë paratë.
Këto janë dy nga ankesat, nga pronarët që nuk kanë dashur të identifikohen, ndërsa në forumet e Tesla vazhdojnë të postohen rrëfimet për problemet me këtë veturë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Chevy Camaro merr pamje tjetër pas 20 vitesh e parkuar
Toyota bZ3C dhe bZ3X do t'i bashkohen tregut të mbushur me automjete elektrike të Kinës
Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S
Një garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre