LAJMI I FUNDIT:

Pronarët e veturave elektrike në shtetin e Teksas do të paguajnë 200 dollarë në vit për të rinovuar regjistrimin e tyre

Pronarët e veturave elektrike në shtetin e Teksas do të paguajnë 200 dollarë në vit për të rinovuar regjistrimin e tyre

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott, ka shtuar një ligj të ri që thotë se pronarët e veturave elektrike duhet të paguajnë 400 dollarë taksë për regjistrimin e një veture të re elektrike, dhe 200 dollarë të tjera në vit për të rinovuar regjistrimin.

“Projektligji 505” i Senatit të Teksasit u miratua nga Senati i shtetit në fund të marsit, i ndjekur nga Dhoma në fund të prillit dhe Greg Abbott e zyrtarizoi atë më 13 maj kur e nënshkroi propozimin e legjislativit dhe e bëri atë ligj.

Duke hyrë në fuqi më 1 shtator, taksa e re e veturave elektrike i dedikohet fondit shtetëror të autostradave, si dhe taksa e gazit prej 20 cent për 3.75 litra (1 galon) e paguar nga pronarët e veturave hibride dhe me karburant, e gjithashtu disa nga të ardhurat nga taksat e gazit shkojnë edhe në shkolla, raporton InsideEVs, përcjell Telegrafi.

Teksasi, i cili është shtëpia e fabrikës së Tesla-s në Austin që ndërton veturën Model Y, ka rreth 200,000 vetura elektrike të regjistruara në shtet dhe numri po rritet çdo vit e më shumë.

Sipas të dhënave nga Dallas Fort Worth Clean Cities Coalition që u përmenden nga Dallas Morning News, mbi 30,000 vetura elektrike u shtuan rrugëve të Teksas deri më tani këtë vit.

Taksimi i veturave elektrike vlerësohet që të sjellë të paktën 38 milionë dollarëve në fondin shtetëror të autostradave, por kjo shifër duket si të jenë para xhepi në krahasim me fitimet që i sjellin taksat mbi benzinën e naftën, vlera e të cilave pritet që në 2024-shin të arrij shifrën e 3.8 miliardë dollarëve. /Telegrafi/