Forca shëruese e kanakarit: Miqtë me gëzofë i bëjnë mirë shumë shëndetit, posaçërisht personave të moshuar

A e keni ditur që pronarët e qenve më të vjetër se 60 vjeç kanë më pak trigliceride në gjak dhe presion të ulët të gjakut?


Kjo përgjithësisht i kontribuon shëndetit të mirë të zemrës dhe sistemit kardiovaskular, tregon një hulumtim i paradokohshëm amerikan.

Është treguar se si ndër pronarët e qenve ka më pak sulme të zemrës se sa ndër njerëzit të cilët jetojnë të vetëm.

Krahas kësaj, pronarët e qenve të cilët pësojnë sulm në zemër shumë më shpejt këndellen dhe jetojnë më gjatë, transmeton Telegrafi.

5 Best Pets for Seniors Hero  1

Gerontologët në kohë të fundit merren posaçërisht me dobitë fizike dhe ato në rend të parë kontribuojnë në shtimin e aktivitetit fizik, i cili në moshën e shtyrë është themel i vitalitetit dhe i jetës cilësore, shkruan portali amerikan për moshën e tretë Grandparents.com.

Sipas hulumtimeve të tyre, pronarët e qenve kryesisht në moshën shtatëdhjetë dhe tetëdhjetëvjeçare arrijnë aktivitetin e rekomanduar fizik 2,5 orë gjatë javës për persona të rritur, ndërkaq me atë rast kanë indeks më të ulët të masës trupore, përkatësisht janë më të hajthëm dhe masa e muskujve u është më e mirë, më pak të kufizuar fizikisht dhe rrallë shkojnë te mjeku. /Telegrafi/