LAJMI I FUNDIT:

Pronarët e Nissan Leaf mund të fitojnë para, derisa i shfrytëzojnë makinën e tyre (Foto)

Pronarët e Nissan Leaf mund të fitojnë para, derisa i shfrytëzojnë makinën e tyre (Foto)

Duke dhënë energjinë elektrike, në këmbim të parave

Të gjitha shtetet mundohen t’i shtojnë kapacitet e prodhimit të energjisë elektrike, për t’i plotësuar të gjitha nevojat e banorëve, transmeton Telegrafi.


Me shtimin e madh të makinave elektrike, shumica e shteteve do të kenë problem dhe mund t’ju paraqitet si dobësi në rrjet.

Gjermania ka nisur të punojë seriozisht në këtë aspekt, duke iu mundësuar pronarëve të makinave elektrike, një rrjet ku mund të shkëmbejnë energjinë.

Së fundmi, Reuters raporton se Nissan Leaf bëhet makina e parë, që mundëson dhënien e energjisë te një makinë tjetër.

Sistemi teknologjik i njohur si V2G, i mundëson energjisë të zbrazet në rrjet, apo të lidhet me veturën tjetër, dhe e kundërta.

Në pamundësi të lidhjes me sistemin, pronarët e Leaf mund të ndihmojnë duke dhënë energji në rrjet, si dhe drejt e në makinë, në këmbim të kompensimit material. Kjo ua mundëson edhe makinave që parkohen, të japin energjinë pasi nuk iu duhet për një kohë.

“Besojmë fuqishëm, në një të ardhme, pa emetime gazrash. Leaf po bëhet makina e parë, që e ruan energjinë, por edhe mund t’ju japë të tjerëve”, ka thënë Guillaume Pelletreau, zëvendës president dhe menaxher i Nissanit për Evropën Qendrore.

Modeli Leaf, shfrytëzon CHAdeMO si mbushës standard, që është zhvilluar prej një numri kompanive japoneze, shumica rivale me kompaninë Tesla.

Sa do që avancohen bateritë dhe sistemi i punës te makinat elektrike, rastet kur mund të mbesin pa energji janë të pashmangshme.

Ky sistem i Nissan Leaf do t’ ndihmojë ata në nevojë, si dhe pronarëve që të fitojnë para prej makinave të tyre, derisa janë duke i shfrytëzuar. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Auto
Këtë mund t'a bëjë vetëm Toyota: Prezantoi 15 vetura elektrike njëherësh

Këtë mund t'a bëjë vetëm Toyota: Prezantoi 15 vetura elektrike njëherësh

Auto
Modeli më i vlerësuar i Kia-s po i nënshtrohet një ridizajnimi, premierë pas pak ditësh

Modeli më i vlerësuar i Kia-s po i nënshtrohet një ridizajnimi, premierë pas pak ditësh

Modelet e Reja
Të gjitha veturat e reja Tesla Model 3 tani kualifikohen për kreditimin e plotë të taksave prej 7,500 dollarësh

Të gjitha veturat e reja Tesla Model 3 tani kualifikohen për kreditimin e plotë të taksave prej 7,500 dollarësh

Auto
Kalo në kategori