LAJMI I FUNDIT:

Promocioni i Samsung: 5 vjet garanci për frigoriferët dhe makinat larëse!

Promocioni i Samsung: 5 vjet garanci për frigoriferët dhe makinat larëse!

Që ju të mos shqetësoheni, ju prezantojmë një garanci pesë-vjeçare për frigoriferët dhe makinat larëse Samsung.

Arredimi i brendshëm i shtëpisë është një aktivitet që shumë njerëz e shohin me entuziazëm, si një mundësi për të shprehur personalitetin dhe kreativitetin e tyre. Përvec realizimit të një hapësire të mirë-organizuar dhe të rehatshme, ky proces është me rëndësi për të sjellë funksionalitet të maksimizuar me stil në ambjentet tuaja. Sidomos kur bëhet fjalë për elektroshtëpiaket, konsumatorët gjithnjë e më shumë po orientohen drejt zgjedhjeve që kombinojnë jo vetëm cilësi optimale por edhe dizajn elegant. Për të arritur balancën perfekte midis funksionalitetit, dekorit dhe komoditetit, është e rëndësishme t’i zgjidhni me kujdes pajisjet dhe detajet e arredimit të shtëpise tuaj.


Nëse jeni duke arreduar shtëpinë tuaj ose duke zëvendësuar pajisjet ekzistuese me elektroshtëpiake të reja, sigurohuni të përfitoni nga promocioni i Samsung nga 2 Shtator 2019 deri më 1 Dhjetor 2019, ku të gjitha blerjet e frigoriferëve, makinave larëse dhe fshesave me korrent shoqërohen një garanci pesëvjeçare.

Frigoriferët Samsung inkorporojnë risi që janë krijuar për ta bërë jetën tuaj më të lehtë, sic është sistemi revolucionar i ftohjes Triple Cooling dhe kontrolli i pavarur i temperaturës që nuk lejon përzierjen e erës e ushqimeve të ndryshme në frigorifer. Tani është shumë e lehtë të ruani dhe të gjeni të gjitha ushqimet e blera për javën. Frigoriferët e integruar Samsung mbajnë freskinë, aromën dhe cilësinë e ushqimit për periudha të gjata në sajë të teknologjisë së përparuar të ftohjes që optimizon temperaturën dhe lagështinë, ruan freskinë dhe parandalon akumulimin e akullit. Frigoriferi Samsung me vitrinë është krijuar për të përmirësuar mënyrën sesi ruani ushqimin nëpërmjet një sistemi inovativ me 2 dyer. Frigoriferi Samsung BMF ofron një kapacitet ruajtje ushqimi ideal dhe një performancë ideale ngrirje. Ngrirësi i brendshëm në frigorifer është një derë që e ndryshon frigoriferin në ngrirës – duke ju mundësuar kështu edhe personalizimin e temperaturave. Dizajni elegant me thellësi dhe lartësi të bangos përshtatet në mënyrë të përkryer me sipërfaqen e mobilies suaj ekzistuese të kuzhinës për pamje plotësisht harmonike që e përmirëson të gjithë kuzhinën tuaj dhe e bën vendin të duket shumë bukur.

Përveç krijimit të një oaze të rehatshme në shtëpinë tuaj, Samsung gjithashtu ju lejon të shpenzoni më shumë kohë për veten tuaj dhe aktivitetet tuaja të preferuara. Zgjedhja e makinës larëse Samsung QuickDrive do të përgjysmojë kohën e larjes së rrobave dhe do të konsumojë deri në 20% më pak energji, pa kompromentuar performancën e larjes. Gjithashtu, lavatriçja QuickDrive ka një kazan kryesor dhe një pllakëz të pasme që rrotullohen në mënyrë të pavarur, duke garantuar që rrobat të lëvizin me veprim dinamik të fuqizuar nga forca të dyfishta. Rezultati është një larje e shpejtë, e fuqishme dhe e delikate.

Për një përvojë edhe më të mirë të konsumatorit, makinat larëse Samsung QuickDrive kanë teknologjinë AddWash që mundëson hapjen e derës së lavatrices kur temperatura e kazanit është nën 50°C. Keni harruar një bluzë? AddWash ju jep mundësinë që të shtoni rrobat tuaja lehtë dhe shpejt, edhe pasi ka filluar proçesi i larjes, ose lehtësisht mund të shtoni rroba delikate që dëshironi thjesht të shplahen apo centrifugohen.

Promocioni përfshin edhe disa fshesa me korrent Samsung, të njohura për teknologjinë e tyre të përparuar që kombinojnë thithje të fuqishme dhe lehtësi në të përdorur, duke ju siguruar një eksperience efikase dhe të kënaqshme.

Për më shumë informacion mbi këtë fushatë promocionale, ju lutem vizitoni: www.samsung5vitegaranci.al dhe  https://www.samsung.com/al/offer/
Për t’u kualifikuar për një garanci 5 vjeçare (2 vite garancia e fabrikës dhe 3 vjet garanci shtesë) pajisja e blerë duhet të regjistrohet jo më vonë se 60 ditë nga data e blerjes në www.samsung5vitegaranci.al

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Vëllezërit

Vëllezërit

Teknologji
Kalo në kategori