LAJMI I FUNDIT:

Prokurorja speciale, Katica Janeva, akuzohet për joprofesionalizëm

Prokurorja speciale, Katica Janeva, akuzohet për joprofesionalizëm

Kryetari i Komunës Gazi Babë, Toni Trajkovski, sot ka mbajtur një konferencë shtypi, ku akuzon prokuroren specale, Katica Janeva, për joprofesionalizëm në punën e saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, Janeva ka injohuar dhjetëra vendime, ekspertiza dhe aktgjykime, në të mirë të komunës, si dëshmi të cilat tregojnë qartë se objekti ”Kosmos”, pronë e Fijat Canoskit, në fakt është një ndërtim i egër.


Ai bëri të ditur se nuk e ka ndërmend që të ikë, pasi që është i sigurtë se drejtësia është në anën e tij./Telegrafi/