LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria do ta kundërshtojë vendimin gjyqësor për lirimin e Kançevska-Milevska

Prokuroria do ta kundërshtojë vendimin gjyqësor për lirimin e Kançevska-Milevska

Prokurori Stevço Donev, i cili ndiqte penalisht ish-ministren Elizabeta Kançeska-Milevska, shprehet i pakënaqur nga aktgjykimi i sotëm. Ai paralajmëroi ankesën në apel dhe shpreson se do të merret vendim ligjor nga gjykata e shkallës së dytë.

“Pasi ta marrim aktgjykimin brenda afatit ligjor, do të bëjmë ankesë. Shpresoj që Apeli, i cili vendos për ankesën, të merr vendim të drejtë dhe të ligjshëm”, tha prokurori Danev.


Ai shtoi se nuk dëshiron të komentojë më shumë në lidhje me rastin dhe se vërejtjet do t’i parashtrojë në Apel.

“Meqenëse procedura nuk ka përfunduar ligjërisht, për momentin nuk do të komentoja detajet e rastit. Do t’i parashtrojmë të gjitha vërejtjet në Apel”, u shpreh Donev.

Lirohet nga akuza ish-ministrja e Kulturës, Kançevska Milevska për rastin “Tenderët”
Lexo po ashtu Lirohet nga akuza ish-ministrja e Kulturës, Kançevska Milevska për rastin “Tenderët”

Kujtojmë se sot ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, është liruar nga akuza për rastin “Tenderët”. Kançeska Milevska ishte e akuzuara e parë në rastin “Tenderë” në lidhje me tenderin për kryerjen e punëve ndërtimore në “Muzeun e Luftës së Maqedonisë për shtet dhe pavarësi”, si pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

Sipas aktakuzës, një pjesë e punëve ndërtimore në Muze janë kryer në të mirë të personit juridik “Beton” nga Shtipi. Para se të publikohej thirrja për dhënie të kontratës për prokurim publik dhe para se të zbatohej procedura, në kundërshtim me Ligjin për prokurim publik, Kançeska-Milevska, përmes bisedimeve me drejtorin e përgjithshëm të ndërmarrjes ndërtimore “Beton” nga Shtipi, urdhëroi vazhdimin e punëve në Muzeu, ku punimet ndërtimore janë kryer sipas kontratës së lidhur më parë për prokurim publik.

Kjo ishte tentativa e gjashtë për të marrë aktgjykim për rastin “Tenderi” dhe ka pesë vite që po gjykohet. Gjyqi është rifilluar tre herë deri më tani për shkak të kalimit të 90 ditëve nga seanca në seancë dhe dy herë për shkak të zëvendësimit të gjyqtarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori