LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale shenjëstron pesë raste të reja të krimeve të rënda

Prokuroria Speciale shenjëstron pesë raste të reja të krimeve të rënda
Foto: Arkiv

Nën udhëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është mbajtur takimi i radhës i Ekipit të Përbashkët për Përzgjedhjen dhe Shenjëstrimin e Krimeve të Rënda.

Gjatë këtij takimi janë shënjestruar pesë raste të reja për vepra të ndryshme penale.

Rasti i parë përfshin veprat penale:


“Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Armëmbajtje pa leje”, “Shpëlarje e parave” dhe “Mos raportim apo raportim i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobi tjetër pasurore ose detyrimeve financiare”.

Rasti i dytë lidhet me veprat penale: “Fajdeja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti i tretë përfshin veprat penale: “Falsifikimi i parasë”, “Blerja, pranimi dhe fshehja e sendeve të përfituara me vepër penale” dhe “Shpëlarja e parave”.

Rasti i katërt ka të bëjë me veprat penale: “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, “Falsifikimi i parasë” dhe “Shpëlarja e parave”.

Ndërkaq, rasti i pestë përfshin veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Përvetësimi në detyrë”.

Sipas prokurorisë, në këto raste janë të përfshirë gjithsej 24 persona dhe janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe sasi e konsiderueshme e parave të falsifikuara./Telegrafi/