Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë të martën i ka dorëzuar Prokurorisë Speciale të Kosovës një donacion me pajisje për regjistrimin e intervistave audiovizive, ku me këtë rast kryeprokurori, Blerim Isufaj ka mirëpritur ambasadorin e këtij shteti, Jonathan Hargreaves.
Me këtë pajisje Prokuroria Speciale do të sigurojë që provat e mbledhura të ruhen në formën e tyre më të vërtetë, duke rekorduar saktë intervistat me dëshmitarët, të dyshuarit, dhe palët e tjera relevante. Isufaj, ka thënë se është motivuese fakti që Britania e Madhe është ndër partnerët kryesorë, mbështetës i Prokurorisë Speciale të Kosovës për të luftuar krimet.
“Prania juaj është konfirmim i dëshmuar i mbështetjes së Prokurorisë Speciale të Kosovës, dhe për më tepër ne e kuptojmë edhe si mbështetje të punës sonë për të luftuar krimet. Na motivon fakti që të ju kemi ndër partnerët kryesorë dhe thjesht kjo na bënë të ndihemi të sigurt se para nesh kemi një rrugë të përbashkët, të gjatë bashkëpunimi…2:07 Këtë ceremoni të dorëzimit të pajisjeve, që nuk janë të vetmet që ka bërë partneri ynë, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”, ka thënë Isufaj.
Ndërsa, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, shpreson se kjo pajisje do të jetë në gjendje të rrisë kapacitetin e Kosovës edhe më tej në trajtimin e sfidave kritike më të cilat ballafaqohen proceset gjyqësore, dhe në këtë mënyrë do të rritet transparenca dhe integriteti i procedurave ligjore në Kosovë.
“Ne jemi shumë krenar për bashkëpunimin e Mbretërisë së Bashkuar me Prokurorinë Speciale, jam shumë i kënaqur që ne jemi në gjendje ta çojmë këtë bashkëpunim edhe më tej, duke dorëzuar këtë pajisje regjistrimi të intervistave audiovizive.
Dhe ne shpresojmë se kjo pajisje do të jetë në gjendje të rrisë kapacitetin e Kosovës edhe më tej në trajtimin e sfidave kritike me të cilat ballafaqohen proceset gjyqësore. Duke dokumentuar saktë intervistat me dëshmitarët, të dyshuarit, dhe palët e tjera relevante, do të jeni në gjendje të siguroheni që provat e mbledhura të ruhen në formën e tyre më të vërtetë. Dhe kështu rrit transparencën dhe integritetin e procedurave ligjore”, është shprehur ai. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City