LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale kërkon paraburgimin e pesë të dyshuarve për terrorizëm

Prokuroria Speciale kërkon paraburgimin e pesë të dyshuarve për terrorizëm

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që t’ua caktojë masën e paraburgimit të dyshuarve për terrorizëm A.GJ, E.S,N.S, M.B dhe SH.K

Sipas prokurorisë, A,GJ, E.G dhe N.S po dyshohen se kanë kryer veprën penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” lidhur me veprën penale “kryerja e veprës terroriste”.


Kurse, M.B po dyshohet se ka kryer veprat penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” lidhur me veprën penale “kryerja e veprës terroriste” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkaq, SH.K po dyshohet se ka kryer veprën penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, ndërmjetësimi dhe shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Në kërkesën e prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se ekziston frika se të pandehurit po të mbrohen në liri mund t’i qasen arratisë për t’i ikur përgjegjësisë penale para së cilës ndodhen dhe në këtë mënyrë do të jenë të paqasshëm për drejtësinë.

Pesë të arrestuarit që po dyshohen se planifikuan sulme terroriste, dalin para gjykatës në Prishtinë
Lexo po ashtu Pesë të arrestuarit që po dyshohen se planifikuan sulme terroriste, dalin para gjykatës në Prishtinë

Tutje, thuhet se ekziston rreziku se të pandehurit do t’i asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë ose falsifikojnë provat e veprave penale, ose do të pengojnë rrjedhën normale të hetimeve, e veçmas mund të ndikojnë te njeri tjetër, pasi A.Gj, E.S, H.S dhe M.B kanë vepruar në bashkëkryerje dhe se veprimet e tyre janë lidhje kauzale mes vete dhe ndërlidhen dhe me veprimet e të pandehurit Sh.K

Prokuroria ka pretenduar se ekziston edhe rreziku i përsëritjes së veprave penale, duke marrë për bazë peshën e veprave penale, rrethanat në të cilat të njëjtit kanë vepruar, e duke marrë për bazë edhe karakteristikat e tyre personale e veçmas rrezikshmërinë shoqërore të veprave penale. Gjithashtu thuhet se rezulton se të njëjtit mund të përfundojnë veprat penale për të cilat është bërë përgatitje paraprake.

Prokuroria ka thënë se kanë ardhur në përfundim se asnjëra nga masat alternativa nuk do të jenë të mjaftueshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë, përkatësisht përfundimin e suksesshëm të hetimeve në këtë rast.

Ndryshe, arrestimi i pesë të lartpërmendurve bë dy ditë më parë, më 10 tetor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërkaq një ditë më parë, më 11 tetor, PSRK dhe Policia e Kosovës njoftuan për sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, eksplozivit dhe parave të gatshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori