LAJMI I FUNDIT:

Pesë të arrestuarit që po dyshohen se planifikuan sulme terroriste, dalin para gjykatës në Prishtinë

Pesë të arrestuarit që po dyshohen se planifikuan sulme terroriste, dalin para gjykatës në Prishtinë

Pesë të arrestuarit për terrorizëm pritet që në orën 10 të paraqiten para gjykatës së Prishtinës nën dyshimet se kishin planifikuar sulme terroriste në Kosovë.

Sot pritet që të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e paraburgimit ndaj tyre.


Ata u arrestuan dy ditë më parë në një aksion i cili është zhvilluar nga Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.

Gjatë bastisjeve të lokacioneve ku janë arrestuar të dyshuarit janë gjetur një arsenal armësh të rënda si materie eksplozive, armë të zjarrta, dron si dhe armë anti-tankë.

Prokuroria Speciale ka njoftuar dje se arrestimi u bë pas hetimit disa mujor dhe zbatimit të masave të fshehta të hetimit e vëzhgimit.

Përveç veprës për përgatitje të veprave terroriste, prokuroria ka njoftuar se të arrestuarit po dyshohen edhe për  “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjuraj ishte liruar nga akuza nga Gjykata e Apelit në vitin 2018, pra tre vite më parë.

Ai edhe atë kohë dyshohej si dhe akuzohej për vepra penale që lidhen me terrorizëm.

Në atë kohë Gjykata e shkallës së dytë pas shqyrtimit të ankesave të mbrojtësit të të akuzuarit, avokati Ali Beka, si dhe Prokurorisë Speciale ka vendosur që ta ndryshoj aktgjykimin e Gjykatës së shkallës së parë e cila Gjurajn e kishe gjetur fajtor dhe e kishte dënuar me një vit e pesë muaj burgim nën akuzën se kishte kryer vepra penale që lidhen me terrorizëm.

Sipas aktakuzës në atë kohë, Ardian Gjuraj gjatë viteve 2014-2015 duke jetuar në Gjermani është bërë përkrahës i ideologjisë së organizatës terroriste- ekstremiste ISIS.

Babai i tij, Kujtim Qerkini, e kishte paraqitur në polici Gjurajn, ndërsa Policia e Gjermanisë e kishte depërtuar atë në Kosovë më 18 prill 2015.

Por, gjithnjë sipas aktakuzës, në dhjetor të 2015-ës Gjuraj kishte udhëtuar me grupin e organizatës “Liza-R” drejt Turqisë. Në këtë shtet ai ishte ndarë nga grupi, ndërsa kishte vazhduar rrugën drejt Sirisë, ku u ishte bashkuar grupit të kosovarëve pjesëtarë të ISIS-it.

Në aktakuzë thuhej se Gjuraj ishte arrestuar nga autoritete turke më 25 shkurt 2016, pasi kishte kaluar ilegalisht kufirin Siri-Turqi, duke u futur në territorin e shtetit turk.

Aktakuza sqaron se autoriteteve turke që e arrestuan Gjuraj u ishte paraqitur si shtetas i Rusisë me emrin Ashab Arsayev, ndërsa më 5 shtator 2016 ishte depërtuar në Kosovë.

Gjuraj nga Prokuroria akuzohej për veprën penale bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori