LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria ngritë aktakuzë kundër shtetases turke e cila kishte vjedhur identitetin e një vajze nga Gjakova

Prokuroria ngritë aktakuzë kundër shtetases turke e cila kishte vjedhur identitetin e një vajze nga Gjakova

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër  shtetases turke, Ozden Gur, e cila kishte  vjedhur identitetin një vajze nga Gjakova. Prokuroria e ngarkon atë me veprat penale, legalizimi i përmbajtjes së rreme dhe falsifikim i dokumenteve.

Shtetasja turke, Ozden Gur kërkohej nga Interpoli për shkak të një dënimi prej dhjetë vjetësh në Turqi. Ajo ka jetuar në Kosovë rreth dy vjet me identitet të një vajze nga Gjakova.

Në lagjen Mat në Prishtinë jetonte e qetë nën emrin, Filloreta Rama, e lindur më 16 tetor 1985 në Gjakovë. Ndërkaq, Filloreta e vërtetë jeton në Gjermani.

Por prokuroria e ka amnistuar  zyrtarë të administratës që kishin lejuar marrjen e identitetit të rrejshëm në Kosovë.

“E pandehura O.G., më 02.01.2017, në Gjakove, ka vërë në lajthim organin kompetent, qendrën për Pajisje me Dokumente-Agjencinë për Regjistrim Civil, ku në dokument publik të legalizojë një çështje të pavërtete, me qëllim të ikjes nga flet-arresti  ndërkombëtar, bën ndërrimin e identitetit të saj të vërtetë, me identitet jo të vërtetë, respektivisht në F.R., me shtetësi kosovare, lindur në Gjakovë, ku me këtë identitet arrin të pajiset me dokumente personale si letërnjoftim dhe pasaportë të RKS-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“E pandehura më 30.01.2017, me dije e përdor dokumentin publik të falsifikuar, me qëllim të ikjes nga flet-arresti ndërkombëtar, të njëjtat dokumente i shfrytëzon si origjinal, derisa arrestohet në Prishtinë më 7.11.2019, ku ende gjendet në paraburgim me qëllim të ekstradimit”, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që e  pandehura të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori