LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria në Prizren mbyll hetimet për vdekjet e dyshimta të dy nxënëseve, nuk janë shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave tjerë

Prokuroria në Prizren mbyll hetimet për vdekjet e dyshimta të dy nxënëseve, nuk janë shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave tjerë

Departamenti i Krimeve të Rënda pranë Prokurorisë Themelore në Prizren, ka mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta të dy nxënëseve  D.K dhe A.D., të shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren.

Në njoftim thuhet se nga të gjitha informacionet e siguruara Prokuroria Themelore në Prizren, ka ardhur në përfundimin se vdekja e dy nxënëseve nuk është shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave tjerë.


Vdekja enigmatike e nxënëseve, dy vajzat lanë porosinë e njëjtë para vetëvrasjes
Lexo po ashtu Vdekja enigmatike e nxënëseve, dy vajzat lanë porosinë e njëjtë para vetëvrasjes

“Prokurori i Shtetit, i ngarkuar me rastin, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Sektori Rajonal i Hetimeve, ka zhvilluar veprime hetimore intensive, duke përfshirë por pa u kufizuar në: intervistim të numrit të madh të dëshmitarëve, aplikim të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, raporti i këqyrjes së vendit të ngjarjes, foto – albumi i vendit të ngjarjes, shikimi i incizimeve nga kamerat e vendit të ngjarjes, raporti psikiatrik i njësisë së shëndetit mendor për fëmijë dhe adoleshent, raporti i ekspertimit të forenzikës, raporti i autopsisë etj., dhe nga të gjitha këto informacione të siguruara Prokuroria Themelore në Prizren, ka ardhur në përfundimin se vdekja e dy nxënëseve nuk është shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave tjerë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/