LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për vrasje të rëndë në tentativë

Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për vrasje të rëndë në tentativë

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda,  përmes një njoftimi ka thënë se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: R.K., E.K., dhe A.B., për veprat penale: “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, në kontroll dhe në posedim të paautorizuar të armëve” dhe për veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje” të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, me datë 13 gusht 2018, rreth orës 16:45 minuta, në Prizren, në rrugën e “Pushkatarëve”, në parkingun“Toni”(pronë e të pandehurit R.K.), i pandehuri R.K., tenton me dashje të privojë nga jeta personin tjetër me ç’rast me dashje e vë në rrezik jetën e personave të tjerë, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake në mes të pandehurit E.K., në një anë dhe të dëmtuarit D.B., dhe të pandehurit A.B., dhe familjarëve të tyre në anën tjetër, lidhur me mënyrën e parkimit të automjetit nga ana e babait të dëmtuarit D.B.


I pandehuri R.K., në momentin kur sheh se ka filluar zënka i afrohet vendit të ngjarjes dhe i pajisur me armën e zjarrit pistoletë e tipit “Beretta”, i përvidhet nga pas të dëmtuarit D.B., dhe me një predhë e godet në pjesën e pasme të kokës dhe të qafës, duke i shkaktuar thyerje të kockës dhe plagë shpuese në qafë. Në anën tjetër, nga predha e njëjtë goditen në këmbë edhe të pandehurit A.B., dhe E.K.,, me ç’rast marrin lëndime trupore.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri R.K., ka kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë “nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.5 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri R.K., akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll dhe në posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 i KPRK-së.

Ndërkaq, të pandehurit E.K., dhe A.B., akuzohen për pjesëmarrje në rrahje, e cila ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor të të dëmtuarit D.B., dhe në këtë mënyrë kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”nga neni 190 paragrafi 1 i KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila tu vihen në barrë, thuhet në njoftim transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori