LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon nga Apeli ashpërsim të dënimit ndaj të dënuarit me 8 vite burgim për vrasje, mbrojtja zbutje të dënimit

Prokuroria kërkon nga Apeli ashpërsim të dënimit ndaj të dënuarit me 8 vite burgim për vrasje, mbrojtja zbutje të dënimit

Prokuroria Themelore në Pejë po kërkon nga Gjykata e Apelit ashpërsim të dënimit ndaj të dënuarit për vrasje, Arjanit Berbati, kurse mbrojtja kërkon zbutje të dënimit.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Pejë, Berbati është dënuar me 8 vite burgim efektiv, pasi pranoi fajësinë për vrasjen e viktimës S.B.


Në seancën e së hënës nga kolegji në përbërje nga gjykatësit Afërdita Bytyqi, Tonka Berishaj dhe Bashkim Hyseni janë trajtuar ankesat e palëve.

Gjykatësja referuese, Tonka Berishaj deklaroi se ankesë kundër aktgjykimit kanë parashtruar Prokuroria Themelore në Pejë dhe mbrojtësi i të akuzuarit Berbati, avokat Dukagjin Kërveshi.

Sipas gjykatëses Berishaj, Prokuroria Themelore ka parashtruar ankesë për shkak të vendimit mbi dënimin, me propozimin që ndaj të njëjtit të shqiptohet një dënim më i ashpër.

Ndërkaq avokati Kërveshi ka parashtruar ankesë me propozimin që ndaj të mbrojturit të tij të shqiptohet një dënim më i butë.

Gjykatësja Berisha, po ashtu deklaroi se Prokuroria e Apelit me parashtresë ka propozuar që të aprovohet ankesa e Prokurorisë Themelore, ndërsa ankesa e avokatit të refuzohet.

Në seancën e sotme, prokurori Arian Gashi deklaroi se mbetet pranë propozimit të Prokurorisë së Apelit duke shtuar se arsyet për një propozim të tillë janë dhënë në formën e shkruar.

Tutje, mbrojtësi i të akuzuarit Berbati, avokati Kërveshi ka deklaruar se mbetet në tërësi pranë ankesës, duke shtuar se dënimi më burg i caktuar në kohëzgjatje prej 8 viteve është tejet i ashpër dhe si pasojë e mosvlerësimit të duhur të rrethanave lehtësuese.

Në fund, Kërveshi kërkoi nga Gjykata e Apelit që ndaj të mbrojturit të tij të caktohet një dënim më i butë.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, Arjanit Berbati, më 5 shtator 2020, në Pejë, në rrugën ‘’Eqrem Qabej’’, nr.70, me dashje dhe me mjet të mprehtë-thikë e ka privuar nga jeta viktimën S.B.

Sipas aktakuzës, ditën kritike derisa i pandehuri ka qenë duke kaluar afër shtëpisë së viktimës, me të kaluar shtëpinë e viktimës dëgjon një zë dhe kur kthehet e sheh viktimën duke e thirrë dhe duke ia bërë me dorë, i pandehuri duke menduar se viktima ka nevojë për ndihmë, hyn në oborrin e shtëpisë së viktimës e nga aty më pas në shtëpinë e tij.

Në aktakuzë thuhet se pas hyrjes në dhomën e shtëpisë së viktimës, i pandehuri ulet në një krevat përballë kuzhinës, të cilin viktima e shërben me lëng, e më pas viktima shkon në korridor dhe e mbyll derën e korridorit me çelës, pasi që kthehet i drejtohet të pandehurit me fjalë ‘’Se pa bë çka të them unë ti nuk del prej këtuhit’’, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjithnjë sipas aktakuzës, thuhet se viktima lëshon televizorin me program pornografik, e më pas fillon të vendosë dorën në organe të tij gjenitale duke i fërkuar të njëjtat, i pandehuri duke i parë ato veprime dhe duke e ndjerë veten të pasigurt, ngritet nga krevati dhe afrohet tek lavamani, kinse për të pirë ujë.

Bazuar në aktakuzë, i akuzuari aty e merr thikën, e të cilën duke e mbajtur fshehurazi i afrohet viktimës, me ç’rast i pandehuri shkon pas foteles e kapë viktimën për nofull duke ia kthyer kokën nga ana e djathtë e në atë moment e godet me thikë dy herë në qafë, një herë në anën e majtë të fytyrës, një herë në shpinë majtas afër boshtit kurrizor, një herë në shuplakën e dorës, lëndime këto vdekjeprurëse.

Për çka, ngarkohet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasje’’, nga neni 172 të Kodit Penal, i cili parasheh dënimin jo më pak se 5 vite burgim.

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti

Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti

Lajme
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Kronika e Zezë
Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë

Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori