LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria heton inçizimet për vrasjen në Çair

Prokuroria heton inçizimet për vrasjen në Çair

Prokuror publik nga Prokuroria e Shkupit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për zbulimin e autorit dhe motivit për vrasjen që ndodhi të premten në Çair të Shkupit, thonë nga Prokuroria Themelore.

“Janë siguruar video regjistrimet nga kamerat që ndodhen në rrethinë në vendin ku ka ndodhur vrasje dhe të njëjtat do të jenë lëndë e analizës. Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, ndërsa gjithashtu janë lëshuar urdhëra për ekspertizë të gëzhojave, të veshjes, të gjurmëve të gjakut dhe të sendeve të tjera të gjetura dhe marra nga vendi i ngjarjes”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Përndryshe, mbrëmjen e së premtes në Çair të Shkupit nga një incident i armatosur ndërroi jetë I.A (35) nga fshati Bllacë, ndërsa L.K (52) nga Shkupi mbeti rëndë i plagosur./Telegrafi/