LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria hesht për rastin e Gani Gecit

Prokuroria hesht për rastin e Gani Gecit

Prokuroria Themelore e Mitrovicës nuk ka iniciuar asgjë rreth deklarimeve të familjes Geci nga Llausha e Skenderajt.

Gjatë ditës së djeshme ishte publikuar një letër e familjes Geci, përmes të cilës kjo familje kishte kërkuar mbrojtje nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe bashkësia ndërkombëtare.


Ata kanë thënë se janë të shqetësuar se dikush do ta vrasë familjarin e tyre Gani Gecin dhe nëse kjo do të realizohet atëherë ata do ta mbajnë përgjegjës presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Madje, sipas tyre nëse diçka i ndodh Gani Gecit, ata do të përgjigjen në mënyrën e njëjtë.

Ndërsa nga Prokuroria Themelore e Mitrovicë kanë konfirmuar për Kallxo.com se në këtë Prokurori nuk është dërguar asnjë kërkesë për mbrojtjen e Gani Gecit por as nuk janë njoftuar nga askush se kjo familje ndihet e kërcënuar.

Policia: Nuk kemi pranuar kërkesë për mbrojtje nga familja Geci
Lexo po ashtu Policia: Nuk kemi pranuar kërkesë për mbrojtje nga familja Geci

“Referentët e shkrimores në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës konfirmojnë se deri tani në Prokurori nuk është dorëzuar asnjë kërkesë  për mbrojtje apo sigurimin e vet Gani Gecit apo të familjes së tij, apo të kenë njoftuar Prokurorinë se ndjehen të rrezikuar nga kushdo qoftë”, tha prokurorja Zejnije Kela.

Mbrëmë, edhe Policia Rajonale e Mitrovicës tha se nuk ka marrë asnjë ankesë ose kërkesë për mbrojtje nga kjo familje.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori