LAJMI I FUNDIT:

Policia: Nuk kemi pranuar kërkesë për mbrojtje nga familja Geci

Policia: Nuk kemi pranuar kërkesë për mbrojtje nga familja Geci

Policia e Kosovës thotë se nuk ka pranuar kërkesë për mbrojtje nga familja Geci nga Llausha e Skenderajt.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se zyrtarisht nuk kanë pranuar kërkesë nga familja Geci për mbrojtje.


Sipas Zahitit, kjo duket më shumë rast për prokurori sepse duket se është politike.

“Deri më tani nuk ka kurrgjë konkrete. Nuk është raportuar as në Skenderaj diçka e tillë. Ne zyrtarisht e pranojmë kur vjen dikush dhe ankohet edhe deponon diçka në Polici, e deklarata të tilla s’duam të komentojmë se kur ka deklarata të tilla më shumë është punë e prokurorisë sepse është politike dhe mediale”, ka thënë Zahiti për Kallxo.com.

Mediat sot kanë publikuar një letër të familjes Geci nga Llausha e Skenderajt, përmes të cilës kjo familje kërkon mbrojtje nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe bashkësia ndërkombëtare.

Ata thonë se janë të shqetësuar se dikush do ta vrasë familjarin e tyre Gani Gecin dhe nëse kjo do të realizohet atëherë ata do ta mbajnë përgjegjës presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Madje, sipas tyre nëse diçka i ndodh Gani Gecit, ata do të përgjigjen në mënyrën e njëjtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori