Prokuroria hap hetim për të dyshuarit për vrasjen në Gostivar

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër dy personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vrasje", në lidhje me ngjarjen e para disa ditëve në Gostivar.
Siç njoftojnë nga Prokuroria, i dyshuari dhe e dyshuari, si bashkëpunëtorë, në Negotinë të Gostivarit, e privuan mizorisht nga jeta Hava Azizin nga fshati Zdunje.
"Ata e morën viktimën para shtëpisë së saj më 7 dhjetor, e çuan në shtëpinë e të dyshuarve, ku filluan grindje për disa keqkuptime. Pastaj e mbyllën atë në një dhomë ndihmëse në pronësi të një personi me banim jashtë vendit. E dyshuari solli një armë, ndërsa i dyshuari e kreu vrasjen me një të shtënë të vetme nga arma e zjarrit".
"Së bashku me një karrocë, ata e ngarkuan trupin e viktimës në makinë, e çuan në zonën e fshatit Negotinë, ku e lëshuan në një gropë të hapur, i vunë flakën dhe e mbuluan me dhe, degë dhe sende të ndryshme", thonë nga Prokuroria.
Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Gostivar për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit.















































