LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria fillon hetimet për mishin e prishur nga Belgjika

Prokuroria fillon hetimet për mishin e prishur nga Belgjika
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Shtetit, kanë filluar hetimet kundër personave përgjegjës dhe subjekteve juridike, të cilat kanë importuar nga Belgjika sasi të mishit me cilësi të dyshimtë.

Po ashtu Prokuroria ka njoftuar se kanë kryer bastisje dhe kontroll në shtëpitë dhe lokalet e subjekteve juridike, njëra në territorin e Rahovecit dhe tjetra të Suharekës dhe ka sekuestruar provat e nevojshme për procedurë penale, si dhe sasi të mishit me afat të skaduar, shkruan Telegrafi.


Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Shtetit

Prokuroria Themelore në Prizren, sipas detyrës zyrtare dhe në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Shtetit, ka filluar hetimet kundër personave përgjegjës dhe subjekteve juridike, të cilat kanë importuar nga Belgjika sasi të mishit me cilësi të dyshimtë, në drejtim të veprës penale: “prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”, nga neni 267, të KPRK-së.

Gjinovci: Mishi i dyshimtë nga Belgjika nuk hyri në Kosovë (Video)
Lexo po ashtu Gjinovci: Mishi i dyshimtë nga Belgjika nuk hyri në Kosovë (Video)

Po ashtu, kjo prokurori përmes urdhrit të gjyqtarëve kompetent të procedurës paraprake në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren dhe inspektorët e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, ka kryer bastisje dhe kontroll në shtëpitë dhe lokalet e subjekteve juridike, njëra në territorin e Rahovecit dhe tjetra të Suharekës dhe ka sekuestruar provat e nevojshme për procedurë penale, si dhe sasi të mishit me afat të skaduar.

Zbulohet kompania kosovare që importoi mishin nga Belgjika
Lexo po ashtu Zbulohet kompania kosovare që importoi mishin nga Belgjika

Prokuroria Themelore në Prizren do të vazhdojë hetimet në rastin konkret dhe do të njoftojë publikun për rrjedhën e këtij rasti.

Ndërkaq, Prokurori i Shtetit kërkon nga të gjithë ata që kanë informata lidhur me këtë, që t’i drejtohen Prokurorisë dhe të bashkëpunojnë me organet e ndjekjes për zbardhjen jo vetëm të këtij rasti por edhe rasteve tjera për të cilat mund të kenë njohuri. /Telegrafi/