Një numër i madh i rasteve penale të cilat janë në shqyrtim të Prokurorisë së Shtetit presin kryerjen e ekspertizave ligjore, shumicën prej të cilave Prokuroria detyrohet që t’i dërgojë jashtë vendit për ekzaminim për shkak të mungesës të ekspertëve vendorë në fusha të caktuara, sidomos në çështjeje të forenzikës dhe në ato të mjekësisë.
Përveç mungesës së resurseve profesionale për zbardhjen e rasteve nga ana e Prokurorisë, ekzaminimi i ekspertizave ndërkombëtare përbën edhe një kosto të lartë financiare për organin e akuzës, shkruan “Zëri”.
Sipas Prokurorisë, dërgimi i ekspertiza jashtë vendit bëhet për arsye se një numër i rasteve nuk mund të realizohen në Kosovë.
Sipas Hekrem Luftiut, nga Këshilli Prokurorial, shumica e ekspertizave e të cilat dërgohen jashtë vendit kanë të bëjnë me natyra të ndryshme të cilat janë jashtë profesionit të prokurorëve.
“Në raste të caktuara kur kemi të bëjmë me ekspertiza që nuk mund të realizohen në Kosovë, atëherë me qëllim që Prokuroria të ketë informacione sa më të plota lidhur me rastin konkret i dërgon jashtë Kosovës për ekspertizë”, ka thënë Luftiu.
Sipas tij, ekspertiza kërkohet për çështje që nuk janë të natyrës ligjore por të çështjeve forenzike, mjekësisë dhe shkencave tjera për të cilat kualifikimi kërkohet jashtë natyrës profesionale të prokurorëve. “Nuk ekziston kategori specifike për ekspertizë ndërkombëtare. Qëllimi i Prokurorit të Shtetit është zbardhja e rastit dhe marrja e dënimit meritor”, ka thënë Hekrem Luftiu nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KFOR: Nuk ishim të përfshirë në aksionin e djeshëm në veri
Musliu: Koncepti se partia që humb zgjedhjet në kampin shqiptarë mund të bëhet pjesë e qeverisë nuk do të jetë në funksionim afatgjatë
Përfundojnë rreth 70 për qind e punimeve për hekurudhën Tiranë-Durrës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251