LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Shtetit për 24 orë ngrit 84 aktakuza kundër 100 personave

Prokuroria e Shtetit për 24 orë ngrit 84 aktakuza kundër 100 personave

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur 84 aktakuza kundër 100 personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit, Prokuroria e Shtetit ka ndaluar për 48 orë nëntë persona, si dhe ka bërë tetë kërkesa për caktimin e paraburgimit të 13 aktakuzave, për vepra të ndryshme penale.


Lexoni më poshtë aktakuzat e ngritura nëpër komunat e Kosovës:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona të dyshuar, ka paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për nëntë persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 23 aktakuza kundër 30 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person për 48 orë, ka bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre persona, si dhe ka ngritur  11 aktakuza kundër 14 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, si dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person dhe ka ngritur 27 aktakuza, kundër 28 personave.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 paragrafi 1 KPRK-së.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy persona, për shkak të veprës ”Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur shtatë aktakuza kundër 10 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 12 aktakuza kundër 14 personave për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori