Prokuroria Themelore në Prizren, sot ka mbajtur konferencë për media në të cilën u prezantua raporti i punës për vitin 2019 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2020.
Kryeprokurori Admir Shala theksoi se, Prokuroria Themelore në Prizren, nga vitet paraprake në fillim të vitit 2019 për personat madhor dhe të mitur ka trashëguar gjithsej 987 kallëzime penale me 1642 persona.
“Ndërkaq, gjatë periudhës Janar – Dhjetor të vitit 2019, kundër personave madhor dhe të mitur janë pranuar 3474 kallëzime penale me 4720 persona, që do të thotë se gjithsej në punë kanë qenë 4461 kallëzime penale me 6362 persona.
Kështu, gjatë vitit 2019 nga të gjitha departamentet (Departamenti i Krimeve të Rënda, i Përgjithshëm dhe për të Mitur), janë kryer 3591 kallëzime penale me 4961 persona. Kurse, në fund të këtij viti në punë kanë ngelur 870 kallëzime penale me 1401 persona.
Ndërsa, gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2019, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur 2105 aktakuza kundër 2776 personave, ndërsa në Departamentin e Krimeve të Rënda janë ngritur 103 aktakuza kundër 161 personave.
I pari i Prokurorisë së Prizrenit, po ashtu theksoi se, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, dhe degëve të kësaj Gjykate (Dega në Suharekë dhe në Dragash), prokurorët e Prokurorisë Themelore në Prizren, kanë përfaqësuar dhe mbrojtur aktakuzat, duke marrë pjesë në gjithsej 11.021 seanca gjyqësore”, thuhet në njoftimin për media.
Po ashtu, Kryeprokurori Admir Shala, potencoi se Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë vitit 2019 ka qenë e përkushtuar në zgjidhjen e rasteve, duke aplikuar procedurat alternative siç janë: marrëveshja mbi pranimin e fajësisë dhe ndërmjetësimi, ku përmes zbatimit të procedurave alternative janë kryer 701 raste ndaj 883 personave.
Prioritet i rëndësishëm i Prokurorisë Themelore në Prizren, kanë qenë dhe mbeten rastet e dhunës në familje. Sa i përket këtyre rasteve, të trashëguara nga vitet e tjera kanë qenë 25 kallëzime me 69 persona. Ndërsa, të pranuara në punë kanë qenë 259 kallëzime penale me 290 persona. Gjithsej, në punë gjatë vitit 2019 kanë qenë 248 kallëzime penale me 359 persona. Gjatë kësaj periudhe raportuese janë kryer 260 kallëzime penale me 297 persona. Dhe, në fund të kësaj periudhe kanë ngelur në punë 24 kallëzime penale me 62 persona.
Ndërsa, sa i përket veprave penale që kanë të bëjnë me korrupsionin zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare, të trashëguara nga vitet paraprake kanë qenë 25 kallëzime penale me 58 persona. Të pranuara 96 kallëzime penale me 212 persona. Gjithsej në punë kanë qenë 121 kallëzime penale me 270 persona. Prej tyre janë kryer 96 kallëzime penale me 190 persona. Kështu, për lëndët e korrupsionit në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur 35 aktakuza kundër 55 personave, ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur 7 aktakuza kundër 7 personave. Ndërsa, në punë në fund të vitit 2019 kanë mbetur 25 kallëzime penale me 80 persona.
Në fund, Kryeprokurori Admir Shala, duke u bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim me institucionet e drejtësisë, e ka vlerësuar si të suksesshme punën e institucionit të Prokurorisë.
Prokuroria Themelore në Prizren, do të jetë e përkushtuar në realizimin e objektivave të saj duke trajtuar të gjitha rastet me përkushtim maksimal, me qëllimin e vetëm, parandalimin e kriminalitetit dhe ofrimin e sigurisë për qytetarët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën