LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Posaçme SPAK rekurs në Gjykatë e Lartë, kërkon kthimin në qeli të Jamarbër Malltezit

Prokuroria e Posaçme SPAK rekurs në Gjykatë e Lartë, kërkon kthimin në qeli të Jamarbër Malltezit

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish kryeministrit Sali Berisha, ku kërkon rikthimin e tij në qeli.

Më herët, Gjykata e Apelit ndryshoi masën për Malltezin nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.


Jamarbër Malltezi është arrestuar me akuzën e korrupsionit dhe pastrim parash, për dosjen hetimore të privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani. Dhëndri i Sali Berishës akuzohet se u gdhi brenda natës milioner mbi një truall të marrë shtetit paligjshmërisht dhe pastrim parash, lidhur me privatizimin e ish klubit Partizani.

Gjykata ndryshon masën e sigurisë për dhëndrin e Berishës, Malltezi vendoset në arrest shtëpie
Lexo po ashtu Gjykata ndryshon masën e sigurisë për dhëndrin e Berishës, Malltezi vendoset në arrest shtëpie

Konkretisht, bëhet fjalë për një pronë me rreth 10 000 m2, në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarë. Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të janë ngritur 17 kulla. /Telegrafi/