LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministrin shqiptar të Shëndetësisë nën hetim për korrupsion dhe shpërdorim detyre, dyshohet për fshehje pasurie

Ish-ministrin shqiptar të Shëndetësisë nën hetim për korrupsion dhe shpërdorim detyre, dyshohet për fshehje pasurie

Ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë të Shqipërisë Ilir Beqaj, Prokuroria s Posaçme SPAK po bën një hetim të thellë pasuror, ndërkohë që ka nisur një tjetër procedim penal me akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

SPAK dyshon se Ilir Beqaj përmes lidhjeve me kompanitë ‘Delta Pharma’, e cila i është shitur më pas ‘Delta Holding’ ka tentuar të fshehë pasurinë. Burimet përmendin transaksione deri në 2.8 milionë euro, raporton Report TV.


Prej të enjtes (28 dhjetor 2023), me kërkesë të prokuroreve të posaçëm Elida Kaçkini dhe Dorina Bejko, të cilët kanë nën hetime edhe koncesionin e Check Up, janë duke u ushtruar kontrolle të imtësishme në Delta Pharma, kompania Avicena dhe farmacitë ‘Ditë e Natë’, edhe këto në pronësi të ‘Delta Holding’.

Delta Holding është në pronësi të Eduard Curra dhe Dorian Sadiku, me nga 50% të aksioneve secili.

Zbardhet vendimi i gjykatës për Ilir Beqën: Duhej masë sigurie më e rëndë
Lexo po ashtu Zbardhet vendimi i gjykatës për Ilir Beqën: Duhej masë sigurie më e rëndë

Janë nisur kërkesa ndaj disa institucioneve shtetërore dhe financiare, mes të cilave bëhet fjalë për sigurimin e të dhënave rreth pasurive të luajtshme apo të paluajtshme, bankat e nivelit të dytë etj.

Për të siguruar prova me vlerë për hetimin BKH ka zbarkuar të enjten në banesën e Beqajt si dhe në disa kompani farmaceutike mes të cilave dhe ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar në atë kohë nga Beqaj, dyshohet për abuzim me kontratat.

Dyshohet se Ilir Beqaj ka lidhje kompaninë farmaceutike ‘Delta Pharma’ dhe disa farmaci të tjera.

Në hetime nga SPAK është vënë edhe bashkëshortja e Ilir Beqajt, Adriana Beqaj. Znj. Beqaj rezulton se ka pasur 15% të aksioneve të ‘Albanian Food and Hospitality’, një kompani e krijuar në vitin 2019, ndërsa me datë 3 mars të 2020-ës është larguar si aksionere nga ky biznes. Aktualisht ‘Albanian Food and Hospitality’ është në pronësi të Eduard Curraj, që rezulton se është pronar i 50% të aksioneve të Delta Holding.

Gjithashtu ka dyshime se Beqaj, gjatë kohës që ishte ministër, ka lidhur kontrata klienteliste me ‘Delta Pharma’ dhe me farmacitë ‘Ditë e Natë’. Bëhet fjalë për miliona euro medikamente të blera për llogari të Ministrisë së Shëndetësisë. /Telegrafi/