LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Pejës: Tre të ndaluarit për rastin e Gllogjanit dyshohen për vrasje të rëndë, kërkohet paraburgim

Prokuroria e Pejës: Tre të ndaluarit për rastin e Gllogjanit dyshohen për vrasje të rëndë, kërkohet paraburgim

Ka përfunduar seanca ndaj tre personave të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ka ndodhur ditë më parë në Gllogjan.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur para mediave se prokurorja e rastit ka parashtruar kërkesën e masës së paraburgimit për tre të dyshuarit.

Sipas tij, tre te arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprën penale ” vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.


“Prokurorja e rastit ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit, këtë kërkesë e ka elaboruar sot në seancën e procedurës paraprake para gjyqtarit. Shpresojmë që gjyqtari të marrë vendimin e duhur”, u shpreh Nikçi.

Më tej tha se për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do të japin më shumë detaje.

Gjatë seancës dëgjimore, e cila nisi nga ora 16:00, u panë forca të shtuara të Njësisë Speciale para Gjykatës Themelore në Pejë.

Ndryshe, të shtunën më 11 dhjetor, Policia e Kosovës arrestoi tre persona si të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Pas sulmit që iu bë një autobusi, i cili udhëtonte nga Gjakova drejt Gllogjanit, u vranë ngasësi i autobusit dhe dy nxënës që ndodheshin brenda./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera

KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera

Lajme
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Politikë
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

Lajme
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

Politikë
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Lajme
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Lajme
Kalo në kategori